Punonjësit e ‘Mabco’-s të Behgjet Pacollit janë rikthyer në kantierin e Aeroportit të Vlorës, siç biznesmeni njoftoi të dielën. Por sapo kanë mbërritur atje, janë përplasur me rojet e sigurisë që i kanë penguar të hyjnë. Gjatë këtij momenti të tensionuar, ata kanë hyrë me forcë duke shqyer derën.
Në këtë moment, janë konfliktuar me punonjësit e “2A Group” të Valon Ademit dhe i kanë nxjerrë këta të fundit jashtë nga zyrat.
“Zbatoni urdhrin, nuk ndaloni dot pronarët të futen brenda në pronë”, dëgjohet të thotë vëllai i Behgjet Pacollit, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Rikthimi i punonjësve të 'Mabco'-s në kantier vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i riktheu kompanisë së biznesmenit Pacolli të drejtën e administrimit. Kolegji civil i Gjykatës së Lartë vendosi të rrëzojë padinë e bërë nga shoqëria "2A Group" e drejtuar nga biznesmeni Valon Ademi.
Më herët dy gjykatat e faktit i kishin dhënë të drejtë kompanisë “2A Group” në lidhje me kërkesën për sigurimin e padisë dhe pezullimin e të drejtave vendimmarrëse të ortakut tjetër ‘Mabco’ deri sa vendimi të merrte formë të prerë.
E gjithë përplasja mes tyre ka nisur muaj më parë. Ndonëse palët kishin firmosur një kontratë noteriale, ku pjesa e aksioneve të shoqërisë së Ademit shkonte nga 2 në 49 përqind, kontrata nuk ishte regjistruar në QKB. Sipas “2A Group”, ortaku “Mabco” “në fshehtësi, dhe pa vendim asambleje, vendosi veton që çdo kontratë pezullohej, dhe këtë vendim e regjistroi si “Mabco” e jo në fakt si “VIA”.
Menjëherë pas kësaj kompania e Ademit i kërkoi gjykatës pezullimin e veprimeve të ortakut tjetër deri në një vendim të dytë. Gjykata e pranoi aso kohe dhe bllokoi veprimtarinë e “Mabco”-s që të marrë vendime në asamble. Më pas Apeli, në janar e ndryshon pjesërisht duke vendosur një sigurim padie, që pezullonte, deri në përfundim të gjykimit, të drejtën e votës së “Mabco Constructions”, vetëm për vendimet që lidhen me tjetërsimin e 47% të aksioneve të aeroportit, që pretendohen nga ortaku tjetër, Valon Ademi i kompanisë ‘2A Group’.
Komente







E do belinda dhe rama per vete aeroportin.
PërgjigjuRepublike banansh, nuk e kuptoj si e Lejon Edi Rama kete baterdi te ndodhi, kjo eshte nje shuplake per kompanite e medha qe duan te investojne ne Shqiperi
PërgjigjuE kuptoni çfare karagjozesh jemi si shtet,company,njerez?Maskarallik.
Përgjigju