Të paktën 26 persona u plagosën dhe 15 të tjerë u ndaluan gjatë përleshjeve të regjistruara në Paris, ku sindikatat vijojnë të protestojnë kundra reformës së punës. Protestuesit mbajnë kaska në kokë dhe thërrasin Ngrihu Paris. Ata godasin me gurë dhe fishekzjarre forcat e policisë të cilët u përgjigjen me forcë dhe gaz lotsjelles manifestuesve.
Punonjësit e Kullës Eiffel pezulluan punën dhe iu bashkuan protestët. Ata paralajmëruan se vendet përreth saj do të jenë të pasigurta pasi demostrues të shumtë do të mblidhen atje. Manifestime jane shënuar edhe ne vende te tjera si Marseja,Lioni etj. Prej kohësh sindikata, punëtorët,studentët protestojnë për të ndalur reformës e punës e cila sipas tyre favorizon industritë.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
