Këshilli Bashkiak i Vlorës zgjat kontratën për administrimin e Klubit të Futbollit 'Flamurtari'. Pas 9 vitesh në administrim, është po Sinan Idrizi ai i cili do vazhdojë të jetë në krye të Klubit të Futbollit Flamurtari. Kjo pikë ka ngjallur diskutime në Këshill mes këshilltarëve të Koalicionit 'Bashkë Fitojmë' dhe kryetarit të Bashkisë Ermal Dredha.
Këshilltari Atird Hoxha ka shpjeguar se Klubi i Flamurtarit vetëm nën administrimin e Sinan Idrizit i ka Tatimeve 2.2 milionë dollarë borxhe. Ndaj ka shtuar Hoxha duket e pakuptimtë zgjatja e kontratës teksa Flamurtari ka rënë në rezultate duke kaluar nga kategoria Superiore në Kategorinë e Dytë, plus borxhet e majme që janë shtuar.
E ndërsa komenti i tij është tentuar të ndërpritej nga kryetarja e këshillit, ka qenë kryetari i Bashkisë Ermal Dredha ai i cili i është drejtuar këshilltarit Hoxha me fjalët "mbylle diskutimin apo e ke me thithje"... kjo ka sjellë reagimin e këshilltarit duke e agravuar diskutimin në aspektin personal.
E megjithatë kanë mjaftuar votat e këshilltarëve të majtë për t'ia lënë klubin e futbollit sërish në menaxhim Sinan Idrizit.
Sa poshte ka rene Vlora. Cfare llumi e perfaqeson?
PërgjigjuEshte e vertete qe ne keshillin bashkiak jane shumica injirante.Si sivjet asnjehe nuk ka ndodhur.Po keshtu ne plazhin e vjeter mbeturinat kane dy vjet pa pastruar sidomos tek kabinat dykateshe
PërgjigjuKeshilli Bashkiak i Vlores..mbushur me rrugaçë..po cte presesh nga mbeturina vlore qe hapeshin bythesh ne gjimnaz dhe nuk mesonin nje fjale ne shkolle.
Përgjigju