Deputeti Socialist Toni Gogu iu përgjigj deputetit demokrat Gazment Bardhi për akuzat e hedhura, kur mori fjalën për procedurë.
Deputeti socialist kujtoi se kolegët e tij po keqpërdornin sallën e Parlamentit me shantazhe, intimidime, fyerje dhe akuza.
“E kanë bërë si tur drush, që djegin çdo gjë që del përpara. Shantazhojnë këdo, edhe kryetaren e Parlamentit. Por dihet se ka nisur gara për Primaren dhe kanë hallin për listën e deputetëve, ndaj duan të prishin edhe seancën sot në Parlament”, u shpreh ai.
Dhe ndërsa fliste, Gogu ndërpritej nga krahu tjetër nga deputeti Bardhi, që lëshonte akuza në distancë dhe krijonte zhurmë që kolegu të mos dëgjohej.
"Duhet të jesh në burg bashkë me Veliajn...!", tha nga distanca deputeti demokrat.
Kurse Gogu vijoi fjalën e tij.
“Kur i pret fjalën një kolegu, do të thotë se nuk je rritur mirë. Je në një familje ku njihet dhuna, bridashi, djegia e karrigeve. Çdo shqiptar e di kush është kryeshatazhuesi i drejtësisë shqiptare dhe sot vjen që të duartrokasi veprimet e drejtësisë së re”, i drejtohet ai Bardhit, që vijonte të fliste nga vendi dhe e ndërpriste.
Madje deputeti demokrat vijoi ilaritetin e tij verbal edhe pasi Gogu u ul në përfundim të fjalës së tij.
Lajmi kryesor:
Tensione në Kuvend/ Deputetët PD përplasen me gardën! Doda shkul mikrofonin tenton të godasë Ballën! Noka i hedh shishe ministrit e Spiropalit, përjashtohet! Ndryshimet e Kodit shtyhen të hënën
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.6%
-
Jo
11.1%
-
S'do votoj
7.2%
Vota total: 621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora/ Emigrantët që nuk gjejnë emrin në listat e zgjedhësve, të drejtë ankimi deri më 11 prill në platformën e KLGJ! Gjykata i shqyrton brenda 48 orëve
31 Mars, 16:54
-
Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë në 'Skënderbej'/ Celibashi rrëzon ankimimin e PD-së: S'u shkel Kodi Zgjedhor
28 Mars, 14:39
-
Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, nënkryetar zgjidhet Petrit Beci me 10 vota
26 Mars, 22:18
-
Fotoja me Veliajn ‘dogji’ gjyqtarin Gerd Hoxha! Ligji për SPAK shkon në Kushtetuese, seanca më 27 mars
23 Mars, 21:30
-
Ajola Xoxa rreth 1 orë në SPAK, nuk jep sqarime: Pranoj të pyetem pasi të njihem me të gjitha aktet
21 Mars, 12:07
-
Anuela Ristani thyen heshtjen: Nuk jam e besuara e Ramës, ja çfarë ndodhi në Bashkinë e Tiranës
21 Mars, 10:47
-
Mero Baze: E nisën ta dënojnë si të korruptuar, dhe po e dënojnë si të paedukuar!
20 Mars, 22:31
-
SHËNIM/ SPAK heton Veliajn për përdorimin e celularit për pak minuta në furgonin e policisë, por pse Berisha u fal kur ndërtoi për një vit një studio televizive në arrest shtëpie?
20 Mars, 19:01
-
Veliaj rikthen Ristanin: Me Ramën asnjë përplasje, veçse mall të takohem! Jam në izolim, s'e dija që delegimi te Goxhaj s'ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues
20 Mars, 17:50
-
Veliaj pyetet për dy orë në SPAK për përdorimin e celularit të policit në furgonin e burgut! Telefonata me Xoxën u zbulua nga përgjimet
20 Mars, 12:05
-
SKEDA/ Si zgjidhen 140 deputetët e rinj? Në fillim marrin mandat kandidatët e listës së mbyllur! S’ka prag 10 mijë vota për garuesit e ‘betejës së hapur’, del fitues edhe me 1 votë më shumë
20 Mars, 10:47
-
Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin, firmos nga qelia delegimin e detyrës së kryetares së Bashkisë së Tiranës, Sara Goxhajt
20 Mars, 08:26