Tensione në Mal të Zi, deputetët serbë nxirren me dhunë nga Kuvendi, bllokohen rrugët (VIDEO)

Pjestarët e sigurimit të Kuvendit të Malit të Zi në orët e vona të natës nxorrën me dhunë nga salla deputetët e opozitës serbe të Frontit Demokratik (FD), pasi që bllokuan votimin e Ligjit për Liritë Fetare. Ata më pas me furgonë policie janë dërguar në Qendrën e Sigurimit shtetëror në Podgoricë.

Paraprakisht deputetët serb shkaktuan incidente në sallën e Kuvendit, duke 'pushtuar' foltoren e kryeparlamentarit Ivan Brajoviç, ndërsa nuk munguan thirrjet për luftë, fyerje të rënda dhe tentime për përplasje fizike.

Një nga deputetët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për luftë, duke kërkuar që të jenë në gatishmëri të gjithë bashkëluftëtarët e tij në luftërat e viteve të 90 dhe ato të 99-ës. 

Maxhoranca malazeze dhe deputetët e komuniteteve të tjera refuzuan ndryshimet e paraqitura nga mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe (SPC) në Ligjin për Lirinë e Fesë.

Debati në Parlamentin Malazez për Ligjin për Lirinë e Fesë përfundoi dje në mbrëmje rreth orës 20:00, ku ligji mori dritën jeshile.

Bllokada në rrugët e disa qyteteve

Mediat malazeze raportojnë për bllokime të rrugëve në Podgoricë, Berane, Bijelo Polje, Budvë, Niksiç, Bar, Tivat dhe Herceg Novi. Policia në disa zona ka arritur të zhbllokojë rrugët dhe se ka ndaluar aktivistë të partisë serbe teksa dhe u përballën me sulme nga turmat.

Zyra e Prokurorit të Shtetit ndërkohë po heton thirrjet e deputetëve serb dhe personave të tjerë, të cilët mund të përballen me vepra penale si sjellje të dhunshme, thirrje për kryengritje të armatosur, provokimin e urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Çfarë parasheh Ligji për Liritë Fetare

Qeveria e Malit të Zi miratoi në fillim të dhjetorit një Propozim të ri për një Ligj mbi Lirinë e Fesë dhe statusin Ligjor të Komuniteteve Fetare, i cili nuk është i pranueshëm për Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Një nga dispozitat e ligjit është që objektet fetare dhe pronat e komuniteteve fetare, gjegjësisht kishat dhe manastiret e Kishës Serbe që deri në vitin 1918 kanë qenë në pronësi shtetërore, sërish të bëhen pronë e shtetit. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI