Duket se marrëdhënia e Luizit me Kiarën është e tensionuar. Prej disa ditësh ka munguar retorika romantike e  Luizit.

Kiara mori përsipër të bëntë llogaritnë e buxhetit javor.

Ajo u shpreh se banorët janë të papërgjegjshëm dhe nuk dinë të bëjnë mbledhjet e tyre për buxhetin personal. Luizi i tha se kur merr diçka përsipër, duhet të ketë parasysh gjithçka.

Kiara: Dakord, por kishim dhe një radio për të bërë.

Luizi: Pse unë nuk kisha? Pesë minuta punë ishte. Je egoiste.