Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi me 30 vota pro, asnjë kundër dhe 10 abstenime, buxhetin e bashkisë për vitin 2026. Mbledhja u zhvillua mes tensioneve dhe debateve.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Elpiniqi Mërkuri, theksoi projeketet kryesore të parashikuara për vitin 2026 si: rritjen e fondit për pastrimin e qytetit, rehabilitimin e rrugëve, investime në shkolla, kapsulimin e fushës së mbetjeve, ristrukturimin e ndërmarrjeve publike, rritjen e pagave të administratës.
Sakaq në nisje të mbledhjes, shoferët e autobusëve që protestojnë prej disa ditësh tentuan të hyjnë në mbledhjen e këshillit por u penguan nga policia bashkiake.
Ata kërkojnë ndërtimin e terminalit të ri si dhe kundërshtojnë vendimin e bashkisë për zhvendosjen e stacionit te autobuseve nga qendra drejt periferisë, në segmentin që lidh Transballkaniken me Autostradën.
“Mos të ketë një termial. Vijnë turistët e huaj, vijnë nga e gjithë bota. Më duket absurde. Ka terminal Kuçova, Berati kanë termial rrethet më të vogla e mos të ketë Vlora. Nuk e di nuk e konceptoj dot”, tha Shpëtim Vrioni.
Shoqata e Linjave Interurbane deklaroi se nuk do të tërhiqet deri ne gjetjen e nje zgjidhje nga bashkia e Vlorës.
Edhe pse ishte premtim i hershëm, në buxhetin e vitit 2026 nuk parashikohet ndërtimi i terminalit të autobusëve në Vlorë. Problematike kjo që u evidentua nga këshilltari i opozitës.
“Dua të theksoj dhe njëherë heqjen e paligjshme të kryetares së Kshillit e Bashkiak të drejtën e këshilltarëve për të diskuruar dhe për këtë problem. Kanë kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës për një minutë. Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS mbanin vetëm dorën me kartonin jeshil ngritur dhe janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës”, tha Atird Hoxha.
Xh.K/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
9 Mars, 15:01
PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
57.9%
-
Të gabuar
38.1%
-
Jam i/e dyzuar
4%
Vota total: 1844
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Foka e rrallë gjendet e ngordhur në Orikum, një ditë më parë ishte filmuar në Karaburun
9 Mars, 12:32
-
Goditja e grupit të Hajrullës/ GJKKO lë pas hekurave ish-shefin e krimeve në Vlorë, porositi 400 kg kokainë! Burg edhe për Flodian Plakun
9 Mars, 10:43
-
Ndërhyrjet për ruajtjen e kalasë së Kaninës, Gonxhja inspekton punimet: Përmirësojmë eksperiencën e vizitorëve
9 Mars, 10:23
-
Sherri me thika mes nxënësve në Delvinë, përjashtohet gjimnazisti
9 Mars, 09:05
-
Salianji nga Vlora: PD e dobët po mban Ramën në pushtet, partia po bunkerizohet! Berisha të japë llogari për humbjet
8 Mars, 18:54
-
Një tjetër zyrtare e PD kalon në qeverinë e PS, Rama tregon kush është drejtoresha e rëndësishme
7 Mars, 18:29
-
SPAK zbardh detajet/ Ja si grupi i Inez Hajrullës eliminoi Gentjan Qarrin dhe Bledar Birçajn! I vëzhguan dhe ndihmuan autorët të largohen
7 Mars, 17:49
-
Grupi i Hajrullës trafikoi 1.9 tonë drogë nga Ekuadori drejt BE! Shefi i Policisë porositi 400 kg kokainë, por iu kap në Gjermani! U zbuluan nga SkyECC
7 Mars, 16:40
-
Aksident në Vlorë/ Pas përplasjes, dy mjetet dalin nga rruga, një i lënduar (VIDEO)
7 Mars, 15:44
-
‘Një nga ne’/ Historia e Alketa Muharremit, gruaja që u frymëzua nga natyra: Kam 5 vite që krijoj sapunë me vaj ulliri dhe qumësht gomarice, ja si t’i bëni në shtëpi
7 Mars, 15:23
-
85-vjeçarja në Vlorë rrëzohet dhe bllokohet në shtëpinë e saj, zjarrfikësit ndërhyjnë heroikisht nga tarraca e pallatit (VIDEO)
7 Mars, 11:24
-
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë! Në 2 atentate shpëtoi bashkë me Ervis Matodashajn
7 Mars, 11:00