Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi me 30 vota pro, asnjë kundër dhe 10 abstenime, buxhetin e bashkisë për vitin 2026. Mbledhja u zhvillua mes tensioneve dhe debateve.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Elpiniqi Mërkuri, theksoi projeketet kryesore të parashikuara për vitin 2026 si: rritjen e fondit për pastrimin e qytetit, rehabilitimin e rrugëve, investime në shkolla, kapsulimin e fushës së mbetjeve, ristrukturimin e ndërmarrjeve publike, rritjen e pagave të administratës.

Sakaq në nisje të mbledhjes, shoferët e autobusëve që protestojnë prej disa ditësh tentuan të hyjnë në mbledhjen e këshillit por u penguan nga policia bashkiake.

Ata kërkojnë ndërtimin e terminalit të ri si dhe kundërshtojnë vendimin e bashkisë për zhvendosjen e stacionit te autobuseve nga qendra drejt periferisë, në segmentin që lidh Transballkaniken me Autostradën.

“Mos të ketë një termial. Vijnë turistët e huaj, vijnë nga e gjithë bota. Më duket absurde. Ka terminal Kuçova, Berati kanë termial rrethet më të vogla e mos të ketë Vlora. Nuk e di nuk e konceptoj dot”, tha Shpëtim Vrioni.

Shoqata e Linjave Interurbane deklaroi se nuk do të tërhiqet deri ne gjetjen e nje zgjidhje nga bashkia e Vlorës.

Edhe pse ishte premtim i hershëm, në buxhetin e vitit 2026 nuk parashikohet ndërtimi i terminalit të autobusëve në Vlorë. Problematike kjo që u evidentua nga këshilltari i opozitës.

“Dua të theksoj dhe njëherë heqjen e paligjshme të kryetares së Kshillit e Bashkiak të drejtën e këshilltarëve për të diskuruar dhe për këtë problem. Kanë kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës për një minutë. Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS mbanin vetëm dorën me kartonin jeshil ngritur dhe janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës”, tha Atird Hoxha.

Xh.K/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 22 Dhjetor, 10:22

    Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?