Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi me 30 vota pro, asnjë kundër dhe 10 abstenime, buxhetin e bashkisë për vitin 2026. Mbledhja u zhvillua mes tensioneve dhe debateve.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Elpiniqi Mërkuri, theksoi projeketet kryesore të parashikuara për vitin 2026 si: rritjen e fondit për pastrimin e qytetit, rehabilitimin e rrugëve, investime në shkolla, kapsulimin e fushës së mbetjeve, ristrukturimin e ndërmarrjeve publike, rritjen e pagave të administratës.
Sakaq në nisje të mbledhjes, shoferët e autobusëve që protestojnë prej disa ditësh tentuan të hyjnë në mbledhjen e këshillit por u penguan nga policia bashkiake.
Ata kërkojnë ndërtimin e terminalit të ri si dhe kundërshtojnë vendimin e bashkisë për zhvendosjen e stacionit te autobuseve nga qendra drejt periferisë, në segmentin që lidh Transballkaniken me Autostradën.
“Mos të ketë një termial. Vijnë turistët e huaj, vijnë nga e gjithë bota. Më duket absurde. Ka terminal Kuçova, Berati kanë termial rrethet më të vogla e mos të ketë Vlora. Nuk e di nuk e konceptoj dot”, tha Shpëtim Vrioni.
Shoqata e Linjave Interurbane deklaroi se nuk do të tërhiqet deri ne gjetjen e nje zgjidhje nga bashkia e Vlorës.
Edhe pse ishte premtim i hershëm, në buxhetin e vitit 2026 nuk parashikohet ndërtimi i terminalit të autobusëve në Vlorë. Problematike kjo që u evidentua nga këshilltari i opozitës.
“Dua të theksoj dhe njëherë heqjen e paligjshme të kryetares së Kshillit e Bashkiak të drejtën e këshilltarëve për të diskuruar dhe për këtë problem. Kanë kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës për një minutë. Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS mbanin vetëm dorën me kartonin jeshil ngritur dhe janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës”, tha Atird Hoxha.
Xh.K/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Shkurt, 21:54
Rama shkarkon Ballukun dhe bën 7 ndryshime në qeveri, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
69.8%
-
Të gabuar
13%
-
Nuk kam mendim
17.1%
Vota total: 2308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spektakël në det, foka e rrallë shfaqet në ujërat e Sazanit (VIDEO)
27 Shkurt, 16:48
-
Investim 4.4 milion euro për menaxhimin e mbetjeve në landfillin e Bajkajt, Rama: Zgjidhje afatgjatë për 12 bashki në Gjirokastër dhe Vlorë-Jug!
27 Shkurt, 15:56
-
Vlorë/ Nis ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kanalin e ujërave të larta, kryebashkiakja: Të prekurve do t’i japim bonus qiraje ose banesa sociale
26 Shkurt, 14:40
-
‘U larguan drejt Italisë, anija ‘Kozma Nushi’ e Pashalimanit me 200 ushtarë, marinarë e oficerë’! Zbulohen dokumentet sekrete të ngjarjeve të shkurt-marsit ‘91
26 Shkurt, 10:05
-
U përplas disa ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë i moshuari në Vlorë! Dalin pamjet nga momenti kur automjeti ‘e fluturon’ në ajër (VIDEO)
25 Shkurt, 22:40
-
Peshkatarëve të Vlorës u shpërblehet mundi, qytetarët 'dynden' në Lungomare për të blerë peshk: Çdo gjë e freskët është më e shijshme
25 Shkurt, 16:44
-
24 shkurt 1949/ Tre anijet sovjetike (ish-italiane) largohen nga gjiri i Vlorës
25 Shkurt, 12:48
-
Vlorë/ Lokali në 'Lungomare' përfshihet nga flakët, nuk dihen shkaqet
23 Shkurt, 20:19
-
Parkimi i dyfishtë dhe zaptimi i hapësirës publike, Policia aksion në Vlorë! Gjoba ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat
23 Shkurt, 16:56
-
Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter
23 Shkurt, 16:46
-
Kushtoi 4.7 milionë euro, dy vite pas rikonstruksionit, çahet rruga Poçem-Vllahinë
23 Shkurt, 16:19
-
Superliga/ Flamurtari në krizë totale, Partizani e përmbys 1-2 në Vlorë! Trajneri Moriero përfundon në spital
23 Shkurt, 11:14