Tensione në qiell, avionët e NATO i
afrohen avionit të ministrit rus/VD

Tensione në qiell, avionët e NATO i<br />afrohen avionit të ministrit rus/VD
Rriten tensionet në qiell. Një avion i NATO-s tentoi t’i afrohej avionit në të cilin po udhëtonte ministri rus i mbrojtjes Serghei Shoigu. 

Një episod i tillë u shënua mbi ujrat ndërkombëtare të detit Baltik.

Por në momentin e afrimit një avion rus ndërhyri duke krijuar hapsirë mes avionit të NATO dhe mjetit ku udhëtonte ministri i cili ishte drejtuar për një Kaliningrad i shoqëruar nga eskorta e tij.
 
Pas mbërritjes ministri deklaroi  se situata në kufirin lindor të Rusisë po përshkallëzohet.

“Nato po përforcon prezencën ushtarake në vendet baltike, mjetet e tyre po afrohen” u shpreh ministri.

Këto ditë kanë qënë të mbushura me tension  qoftë në detin Baltik edhe në Siri.

Ditën e djeshme ministri i mbrojtjes ruse tha se kishin gjurmuar dy avionë amerikanë shumë pranë një avioni rus në detin Baltik. Sipas Moskës ky ishte një provokim.

Ndërsa në Siri këtë të dielë një avion rus u rrëzua nga forcat amerikane në zonën e Raqqa. Sipas palës amerikane avioni sirian kishte instaluar disa bomba pranë vendqendrimeve të ushtarëve të koalicionit kundër ISIS.

Provokime të tilla kanë përshkallëzuar tensionet mes koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA dhe Moskës e cila mbështet ushtrinë siriane.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë