Tensione në Ukrainë: Luftë në lindje
banorët pa energji, ujë e ngrohje 

Tensione në Ukrainë: Luftë në lindje<br />banorët pa energji, ujë e ngrohje 
Vijojnë të jenë të larta tensionet në lindje të Ukrainës, ku përplasjet mes forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë kanë hyrë në ditën e tretë.

Sipas mediave, luftimet janë të përqendruara përreth qytetit të kontrolluar nga qeveria, Avdijivka.

Raportohet se shumë banorë të qytetit janë lënë pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje.Ushtria e Ukrainës konfirmoi se tre pjesëtarë të saj janë vrarë në lindje të vendit, gjatë 24 orëve të fundit.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka ndërprerë vizitën në Gjermani, për shkak të situatës së krijuar.

Që nga nisja e e konfliktit në vitin 2014 në lindje të Ukrainës kanë humbur jetën më shumë se 9750 njerëz.

Ukraina dhe NATO akuzojnë Kremlinin për mbështetjen e rebelëve.

Për shkak të këtij konflitikti dhe aneksimit të Krimesë,Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë çka ka tensionuar raportet mes palëve.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje