Tensione në veri të Kosovës, arrestohet qytetari serb që sulmoi efektivin! Policia: Nuk pranoi të nënshkruante dokumentin për hyrjen në Kosovë

Tensione në veri të Kosovës, arrestohet qytetari serb që sulmoi efektivin! Policia: Nuk pranoi të nënshkruante dokumentin për hyrjen në Kosovë

Polici i sulmuar

KOSOVË – Një qytetar serb në Jarinje është shoqëruar në polici sepse ka sulmuar një efektiv në veri të vendit pasi iu kërkua dokumentacioni për të hyrë në Kosovë. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16:30.

Në pamje duket se efektivi ka marrë shenja në fytyrë nga qytetari serb, i cili nuk kishte dokumentacion për të hyrë në Kosovë dhe pasi shau zyrtarët policor, guxoi edhe të godiste njërin prej tyre.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, për Nacionalen ka thënë se ngjarja ndodhi pasi qytetari serb Nikola Todoroviq nuk pranoi nënshkrimin e dokumentit për hyrje në Kosovë.

“Pas refuzimit për të hy në vendin tonë, i dyshuari N.T., (viti i lindjes 1981, shtetas serb i Serbisë) ka filluar të fyej zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare në Pikën e Kalimit Kufitar. Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.” – tha ai.

Në fund, Kelani ka bërë të ditur se: “Polici i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Për rastin është njoftuar prokurori, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”.

Ndërkohë, e ashtuquajtura Zyrë serbe për Kosovën në reagimin e saj pretendon se personi në fjalë është keqtrajtuar nga Policia e Kosovës.

“Anëtarë të Policisë së Kosovës e kanë ndalur atë për shkak të mungesës së dokumenteve për fëmijët, i kanë larguar fëmijët nga vetura dhe e kanë keqtrajtuar në prani të tyre, dhe kur i ka kundërshtuar, është dërguar në mbajtje.” – thuhej në komunikatë.

Mediat serbe ndërkaq, kanë raportuar se po merret në pyetje Nikola Todoroviq, për të cilin thuhet se është doktor në Mitrovicën e Veriut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë