Tensione para sfidës me Partizanin
në polici zv/trajneri i Tiranës

Tensione para sfidës me Partizanin<br />në polici zv/trajneri i Tiranës<br>
Ndeshja midis Tiranës dhe Partizanit në basketboll për meshkuj, sikurse edhe herët e tjera ka nisur të zhvillohet që përpara nisjes së kohës së rregullt. Dhe jo midis lojtarëve, por mes tifozërive. Mbështetësit e të dyja skuadrave patën thirrje kundër njëra-tjetrës në oborrin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” disa minuta para se ora të shënonte 19:00, kur ishte përcaktuar edhe fillimi i kësaj sfide.

Forca të shumta policie ishin në vendin e ngjarjes, sikur të bëhej fjalë për ndonjë protestë të dhunshme, dhe jo për një ngjarje të bukur, siç është sporti në përgjithësi. Efektivët e rendit kanë kryer kontrolle të rrepta gjatë momentit që tifozëria po futej në ambientet e brendshme për të ndjekur përballjen.

asllan rusi

Të kontaktuar nga Report TV, policë që ishin në krye të detyrës thanë se ata janë në gatishmëri deri në fundin të ndeshjes dhe se nuk ka pasur incidente. “Jemi vigjilentë për ta mbajtur nën kontroll situatën deri në fund”, i tha njëri prej policëve Report TV.

Ndërkohë në një reagim në rrjetet sociale thuhet se zv/trajneri i Tiranës është shoqëruar në komisariat pa arsye. Një faqe me emrin KB Tirona thotë: 4 lojtarë të Tiranës kanë qëndruar për 20 minuta jashtë pallatit të sportit në shi sepse nuk u lejohej hyrja! Eshtë e TURPSHME, nuk ka ndodhur kurrë më Sidomos ndaj KB Tiranës që gjithmonë ka hapur dyert për të mirpritur tifozat dhe lojtarët kundershtar!!!! Konkluzionet nxirrini vet!

 

tirana klubi
(Postimi në 'FB' i Klubit të Basketbollit të Tiranës)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal