Tensione post-zgjedhore në Ekuador, 
kandidati Lasso nuk pranon rezultatin

Tensione post-zgjedhore në Ekuador, <br />kandidati Lasso nuk pranon rezultatin
Vetëm pak orë pas zgjedhjeve presidenciale të së dielës kaosi ka përfshirë rrugët e Ekuadorit.  

Përleshje të shumta janë shënuar mes mbështetësve të kandidatit të djathtë për president Lasso.

Mbështetësit e tij janë përplasur me policinë duke thirrur slogane antiqeveritare.

Ndërsa nga ana tjetër kandidati i të majtës Moreno ka shpallur fitoren.

E megjithatë, rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur. 

Rezultatet e para projektuan fitoren e kandidatit të partisë në pushtet, ish-zëvendëspresidentit Lenin Moreno, i cili ka 51.2% të votave, por sfiduesi i tij Guillermo Lasso nuk e pranon një gjë të tillë.

Por fitorja e mundshme e Morenos u duartrokit nga themeluesi i Wikiliksit, Julian Assange, pasi rivali i tij Lasso ishte zotuar se do t’i hiqte të drejtën e azilit në Ambasadën Ekuadoriane të Londrës, në rast fitoreje. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane