Tensionet arrijnë kulmin, Erdogan mallkon kryeminstrin izraelit Netanyahu: Zoti e shkatërroftë!
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan
Tensionet mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan kanë arritur në një tjetër nivel. Ky i fundit ka mallkuar kryeministrin izraelit, siç raportohet nga mediat turke.
‘Ne ia besojmë Zotit tonë një person të quajtur Netanyahu. Zoti e shkatërroftë dhe e bëftë të mjerë’, ka thënë presidenti turk.
Kjo deklaratë e fortë nuk ka mbetur pa përgjigje nga Izraeli. Ka qenë ministri i Punëve të Jashtme, Israel Katz i cili ka thirrur në një takim urgjent zëvëndësambasadorin turk, për një notë proteste në lidhje me fjalët e Erdogan.
‘Ju që mbështesni djegësit e fëmijëve, vrasësit, përdhunuesit dhe kriminelët e Hamasit, jeni të fundit që mund të flisni për Zotin’, ka qenë përgjigja e Katz për Erdoganin.
'Heshti dhe ki turp’ , ka shtuar ai.
Tensionet mes izraelit dhe Turqisë kanë qenë në përshkallëzim të ndjeshëm që prej 7 tetorit kur nisi konflikti në shkallë të gjerë mes Izraelit dhe Palestinës.
Turqia dhe Erdogan nuk kanë pranuar ta cilësojnë Hamasin si një organizatë terroriste, teksa i kanë bërë thirrje Netanyahut dhe Izraelit të ndalin gjenocidin në Gaza.
Por edhe Izraeli ka qenë i ashpër ndaj Turqisë dhe Erdogan duke i akuzuar se po mbështesin një organizatë terroriste si Hamas.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.9%
-
Jo
19.7%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2774
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Netanyahu: Trupat izraelite do të kontrollojnë një zonë neutrale brenda Sirisë për një periudhë të pacaktuar
17 Dhjetor, 21:29
-
Reuters: Netanyahu drejt Kairos për armëpushimin në Gaza
17 Dhjetor, 17:20
-
VIDEO/ Bomba izraelite në Siri shkakton tërmet
16 Dhjetor, 16:06
-
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
16 Dhjetor, 08:33
-
Izraeli bombardon në Gaza, 20 të vdekur në shkollën e Khan Younis, mes tyre fëmijë! Vritet dhe kameramani i ‘Al Jazeera’, IDF: Ishte anëtar i Xhihadit Islamik
16 Dhjetor, 08:21
-
Izraeli njofton se do të mbyllë ambasadën në Irlandë, shkak qëndrimet e Dublinit për Gazën
15 Dhjetor, 20:42
-
Qeveria izraelite miraton plan për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë Golan
15 Dhjetor, 19:43
-
Pse Izraeli pushtoi malin më të lartë të Sirisë vetëm disa orë pas rënies së Bashar al-Assadit?
15 Dhjetor, 13:04
-
Shtëpia e Bardhë publikon strategjinë për luftim të urrejtjes kundër myslimanëve dhe arabëve
13 Dhjetor, 10:10
-
Lufta në Gaza/ Sulmi izraelit në kampin e Nuseiratit, numri i viktimave rritet në 33
13 Dhjetor, 07:21
-
Nga Izraeli, bëhen thirrje për ndarjen e Sirisë në tre shtete! Ja cilat janë ato
12 Dhjetor, 17:18
-
OKB miraton rezolutë për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pranohet nga shumica! Izraeli dhe SHBA kundër
12 Dhjetor, 13:54