Tensionet, dy Koretë ulen
për herë të parë në bisedime 

Tensionet, dy Koretë ulen<br />për herë të parë në bisedime <br>
Pas një kohe të gjatë të mbushur me tensione, Koreja e Jugut propozoi këtë të martë  uljen në tryezën e bisedimeve të nivelit të lartë me Penianin më 9 janar.  Agjencia franceze e lajmeve AFP thotë se kjo iniciativë e Koresë së Jugut vjen për të përmirësuar marrëdhëniet ndër-koreane.

Kina ishte shteti i parë që përshëndeti dhe mbështeti këtë  iniciativë të Koresë së Jugut për bisedime të nivelit të lartë me Korenë e Veriut. Bisedimet vinë në prag të zhvillimit të Lojërave Olimpike dimërore të Pyeong-changut.

Ishte  zëdhënësi  i Ministrisë së Jashtme të Kinës ai që përshëndeti këtë zhvillim që mund ti hapë rrugë përmirësimit të marrëdhënieve të tensionuara mes dy Koreve. “Mesazhi i dhënë nga dy liderët e Koresë së Veriut dhe Jugut është pozitiv dhe do ti shërbejë përmirësimin e marrëdhënieve të tyre dhe pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike dimërore të Pyeong-changut”, tha gjatë një konference për mediat  zëdhënësi Geng Shuang.

Zëdhënësi theksoi se “Ky është një zhvillim shumë e mirë. Kina përshëndet dhe mbështet faktin që dy Koretë shfrytëzojnë këtë rast si një mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet reciproke, qetësimin e situatës në gadishull”.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës