Tensionet Kore e Veriut-SHBA,
vjen paralajmërimi i fortë i Putin

Tensionet Kore e Veriut-SHBA,<br />vjen paralajmërimi i fortë i Putin<br>
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, komentoi tensionet mes Koresë së Veriut dhe SHBA, gjatë konferencës vjetore për shtyp. Putin deklaroi se një sulm eventual ndaj Koresë së Veriut nga SHBA do të kishte pasoja katastrofave.

Më tej, shefi i Rusisë theksoi se shpreson për një bashkëpunim të mundshëm me Uashingtonin për zgjidhjen e krizës në Gadishullin korean. 

“Rusia nuk e pranon statusin bërthamor të Koresë së Veriut”, deklaroi Putin.

Por, ai, gjithashtu, theksoi se disa prej aksioneve të kaluara të Uashingtonit e nxitën Korenë e Veriut ta shkelë marrëveshjen prej vitit 2005 për parandalimin e programit bërthamor të tij.

“Ne besojmë se të dyja palët tani duhet të ndalojnë me përkeqësimin e situatës”, tha Putin.

Këto deklarata Vladimir Putin i bëri gjatë konferencës së madhe për shtyp, në mbyllje të këtij viti, ku përmblodhi rezultatet e vitit që po lëmë pas. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?