Tensionet Kosovë-Serbi, Dade: 
Provokim, dëmtojnë stabilitetin!

Tensionet Kosovë-Serbi, Dade: <br />Provokim, dëmtojnë stabilitetin!
Ngjarjet e fundit në Kosovë, nga arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë dhe deri te treni ilegal serb me mbishkrimin 'Kosova është Serbi' kanë qenë pjesë e diskutimit mes shumicës dhe opozitës sot në Komisionin e Jashtëm Parlamentar.
 
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade u shpreh se aktet e Serbisë janë provokim, ndërsa shtoi se po ndjekim me shumë shqetësim atë që po ndodh në Kosovë.
 
"Ngjarjet e fundit provokative, janë akte që do të mbajnë vëmendjen e komisionit dhe për këtë arsye kemi një seancë të posaçme me ambasadorin shqiptar në Kosovë.
 
Mbetemi të angazhuar për të dhënë kontributin tonë së bashku me ata që mbështesin integrimin e Ballkanit për të mos lejuar kthimin pas të asaj që është arritur në Kosovë.
 
Ngjarjet në Kosovë janë shqetësuese, të dëmshme për stabilitetin në rajon
" deklaroi Dade.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!