Tensionet Maqedoni- Greqi, ministri
i Jashtëm grek viziton sot Shkupin

Tensionet Maqedoni- Greqi, ministri<br />i Jashtëm grek viziton sot Shkupin
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, do të vizitojë ditën e sotme Shkupin.

Vizita e Kotzias pritet të përqendrohet në ndërtimin e besimit mes dy vendeve, pas tensioneve të cilat vazhdojnë prej vitesh mes dy shteteve për shkak të emrit të Maqedonisë.

Athina zyrtare kërkon që Maqedonia të ndërrojë emrin e saj pasi emri Maqedoni përdoret në një provincë të saj në veri të vendit.

Për shkak të emrit, Greqia ka vendosur disa herë veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, si dhe për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Për shkak të këtij konflikti, Athina, Brukseli dhe Kombet e Bashkuara i referohen asaj si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Sipas burimeve që citojnë mediat vendase në lidhje me këtë vizitë, mësohet se bisedimet në Shkup të ministrit të Jashtëm grek do të përqendrohen në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, transportit dhe infrastrukturës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’