Tensionet me Korenë e Veriut
Trump: Gati të takoj Kim Jong

Tensionet me Korenë e Veriut<br />Trump: Gati të takoj Kim Jong
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se është i hapur për një takim me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. 

Ai ka shtuar se nëse do të ishte e përshtatshme një takim me të nuk do ta kishte problem ta realizonte.

"Në qoftë se do të ishte e përshtatshme për mua të takohem me të, do ta bëja absolutisht. Do të isha i nderuar", tha Trump për agjencinë Bloomberg.

Kjo deklaratë e shefit të Shtëpisë së Bardhë duket se ul tonet e verbale të ditëve të fundit mes dy shteteve. 

Kjo deklaratë vjen pas tensioneve të shtuara ndërmet SHBA-së dhe Koresë së Veriut në lidhje me testimet e rakteva bërthamore.

Tensionet u rritën dy javët e fundit
Në dy javët e fundit, tensionet mes SHBA dhe Koresë së Veriut janë rritur së tepërmi çka ka bërë që stafi i Trump të përsërisë vazhdimisht se "të gjitha tensionet janë në tavolinë". 

Por deklarata e fundit e Trump për t'u ulur dhe dialoguar me diktatorin korean flet për një tërheqje të SHBA nga qëndrimet e mëparshme. 

Përplasjet mes dy vendeve u rritën pas testeve raketore të Koresë së Veriut, ndërsa SHBA ka dërguar një arsenal të tërë ushtarak në gadishullin Korean për t'iu përgjigjur çdo kërcënimi nga vendi i izoluar.  

Redaksia online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin