Tensionet me Korenë, SHBA:
Gati bombarduesit bërthamorë

Tensionet me Korenë, SHBA:<br />Gati bombarduesit bërthamorë<br /><br>
Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, SHBA ka bërë gati bombarduesit bërthamorë "B 52", për një ofensivë të mundshme ndaj Koresë së Veriut.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar përgatitjen e ushtrisë amerikane, ndërsa bombarduesit qëndrojnë në gatishmëri për të sulmuar edhe brenda 24 orëve nëse do të jetë e nevojshme, shkruajnë mediat prestigjioze ndërkombëtare. Bombarduesit B52, të ngarkuar me raketa bërthamorë, janë nxjerrë nga kazermat dhe janë vendosur në gjendje emergjence në një bazë të Forcave Ajrore amerikane në Louisiana.

Veprimet ushtarake amerikane vijinë pas deklaratës së Donald Trump se lideri koreano-verior, Kim Jong Un do përballet me pasoja shkatërruese pas testimeve të bombës me hidrogjen dhe testimit të raketave. 

Edhe kryeministri japonez, Abe ka urdhëruar gjithashtu vendosjen e ushtrisë në gjendje alarmi, për t'iu përgjigjur në çdo moment kërcënimeve koreano-veriore. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Vota ime kundër', Açka me tone të ashpra: Disa opozitarë janë pasuruar, nga shtëpia në Brryl apo Medrese kanë vila nëpër kodra

'Vota ime kundër', Açka me tone të ashpra: Disa opozitarë janë pasuruar, nga shtëpia në Brryl apo Medrese kanë vila nëpër kodra