Tensionet me Penianin:SHBA
instalon sistem ushtarak në Seul

Tensionet me Penianin:SHBA<br />instalon sistem ushtarak në Seul
Ndërsa tensionet me Korenë e Veriut përshkallëzohen,ushtria amerikane ka nisur të instalojë një sistem ushtarak  mbrojtjeje në Korenë e Jugut.

Sistemi 'Thaad' është projektuar që të përballojë kërcënimet që vijnë nga Koreja e Veriut.

Por një aksion i tillë, ndërsa automjetet transportonin pajisjen është pritur me protesta të shumta ku nuk munguan edhe përplasjet me policinë.

Kina u shpreh se sistemi Thaad destabilizon sigurinë në rajon.
 
Sistemi Thaad është projektuar për të shkatërruar raketat bërthamore me rreze te mesme dhe të shkurtër veprimi.
 
Nga ana tjetër administrata Trump  pritet të zhvillojë një takim me senatorët në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar raportet me Penianin dhe vijueshmërinë e aksioneve.
 
Uashingtoni dhe Peniani  cdo ditë e më shumë i ushtrojnë presion njëra-tjetrës.SHBA ka dërguar një nëndetëse bëthamore në rajon ndërsa Koreja duke sfiduar sanksionet e OKB nuk ndal përpjekjet për të testuar raketat bëthamore.

Retorika e luftës mes shteteve duke se nuk ka të sosur.

[gallery]21996[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar