Udhëheqësit e Ukrainës po përpiqen të qetësojnë vendin nga rreziku i një sulmi ushtarak nga Rusia. Rusia mohon se ka në plan të sulmojë Ukrainën, ndonëse ka grumbulluar mbi 100 mijë trupa në kufijtë e saj.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha mbrëmë se gjendja është nën kontroll dhe se nuk ka arësye për panik.
Ministri i Mbrojtjes Oleksi Reznikov, tha se deri të hënën, forcat ushtarake ruse nuk ishin vendosur në “formacione luftarake, që të lë të kuptosh se sulmi nuk mund të fillojë brenda 24 orësh”, siç u shpreh ai.
Ka skenarë të rrezikshëm, që mund të realizohen në të ardhmen, tha ai, gjatë një interviste mbrëmë për një telvizion ukrainas, “por deri tani, shtoi ministri i mbrojtes, ky kërcënim nuk duket i tillë”.
Një zyrtar tjetër i lartë i sigurisë në Ukrainë tha se “lëvizjet e trupave ruse në kufi nuk janë gjë e re dhe shtoi se ende nuk kemi parë ato lloj lëvizjesh, që tregojnë për një sulm frontal”.
Ukraina ndërkohë vazhdon të marrë ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara. Në kuadër të ndihmave të tilla prej 200 milionë dollarësh, sot pritet të mbërrijë një dërgesë tjetër me pajisje dhe municione./VOA
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po dështon zgjedhja e Presidentit me konsensus?
-
Po
73.8%
-
Jo
18.4%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 478
Lajme të tjera
-
Ligjvënësit amerikanë shtyjnë administratën të përcaktojë Rusinë, shtet që sponsorizon terrorizmin
20 Maj, 21:10
-
Presidenti i Këshillit Evropian pret që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë
20 Maj, 10:45
-
Ukrainasit dhe Shqiptarët më të refuzuarit në kufijtë e BE-së në vitin 2021
20 Maj, 08:16
-
Lufta/ Zelensky: Faza më e përgjakshme e luftës ka filluar! Vijojnë bombardimet në Luhansk! Mariupol: Nën rrënojat e tetarit qindra trupa të sjellë nga një varr masiv nga rusët
20 Maj, 07:38
-
Bllokada ndaj energjisë ruse dhe ndikimi në tregun global
19 Maj, 17:59
-
Historia e jetës së presidentit të Ukrainës e treguar në një libër të ri komik
19 Maj, 14:17
-
‘Ngatërron Ukrainën më Irakun’, gafa e radhës e George W Bush (VIDEO)
19 Maj, 10:07
-
Mediat ruse: Dorëzohet zv.komandanti i fabrikës së çelikut! E mohon Kievi: Është ende në fabrikë! Shefi shtabit të SHBA-së telefonin homologun rus
19 Maj, 07:36
-
Kryeministri i Kosovës takohet me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë
18 Maj, 14:50
-
Lufta/ Duma ruse nesër mund të ndalojë shkëmbimin e pengjeve të luftës: Ata janë kriminelë nazistë! Ukraina: Pezullohen negociatat me Rusinë
17 Maj, 07:28
-
Eurovizioni 2022, një mesazh për paqen, më tepër se sa një fitore për muzikën
16 Maj, 22:48
-
Pse Rusia humb aq shumë pajisje ushtarake në Ukrainë?
16 Maj, 17:19