Ndryshe nga partnerët e tjerë të NATO-s Gjermania refuzon ta furnizojë Ukrainën me armë. Tani qeveria gjermane mori një kërkesë nga Kievi. Ambasada e Ukrainës ka kërkuar zyrtarisht mbështetje në formën e furnizimeve me armëve. Gazeta "Süddeutsche Zeitung" citon nga një letër drejtuar Ministrisë së Jashtme në të cilën ambasada liston një numër armësh që dëshiron Ukraina.
Në letër thuhet se për shkak të "situatës jashtëzakonisht të tensionuar të sigurisë dhe kërcënimit të agresionit rus", ambasada kërkon që "kjo kërkesë të shqyrtohet sa më shpejt të jetë e mundur", thuhet në artikullin e "Süddeutsche Zeitung".
Sisteme armësh me karakter mbrojtës
Ambasada e Ukrainës në Berlin kërkon sisteme për mbrojtjen kundërajrore ndaj raketave me rreze të mesme veprimi, sisteme kundërajrore portative, armë kundër dronëve, sisteme për shkatërrimit me mikrovalë, sisteme elektronike gjurmimi, por edhe pajisje për shikimin e natës, kamera vëzhgimi dhe municione.
Më tej "Süddeutsche Zeitung" citon nga letra se bëhet fjalë për “sisteme armësh me karakter mbrojtës”. Ukraina kërkon ndihmë të menjëhershme për t’i blerë urgjentisht këto pajisje dhe armatime.
Sinjal shumë i qartë - 5000 helmeta
Qeveria gjermane i ka premtuar Ukrainës vetëm dërgimin e 5000 helmetave ushtarake. Ky është një "sinjal shumë i qartë se ne jemi në anën tuaj", tha ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht. Ambasadori ukrainas në Berlin e mirëpriti dorëzimin, por në të njëjtën kohë e kritikoi atë si një "gjest simbolik". Në marrëveshjen e koalicionit, qeveria federale gjermane e përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP kanë vendosur të mos dëgojnë armë në rajone krize./ DW
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.8%
-
Të gabuar
56.2%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
22 Janar, 17:15
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Trump paralajmëron Putinin për luftën në Ukrainë
22 Janar, 08:44
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01