Në qendër të këtij takimi ishte zhvillimet e fundit shqetësuese në Kosovë. Të dyja palët kanë rënë dakord për domosdoshmërinë e intensifikimit të marrëdhënieve ndërqeveritare e ndërparlamentare mes Shqipërisë e Kosovës.
Meta shprehu shqetësimin e tij për rritjen e tensioneve gjatë kohëve të fundit në Kosovë të cilat janë demonstruar përmes incidentit provokues të trenit, ndalimit të Kryetarit të AAK z. Ramush Haradinaj në Francë si dhe përmes murit të ngritur në Mitrovicë.
Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për të prodhuar zgjidhje afatgjata që i shërbejnë stabilitetit të qëndrueshëm, paqes e sigurisë në Kosovë e në gjithë rajonin e Ballkanit.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
