Meta u shpreh se kjo është shumë e rëndësishme për stabilitetin e gjithë rajonit tonë në këto kohë ndryshimesh, por edhe pasigurish.
"Përshëndes qëndrimin mjaft pozitiv të Sekretarit të ri të Mbrojtjes së SHBA-ve, Mattis për Kosovën.
Konfirmoi se stabiliteti e siguria e Kosovës është një prioritet shumë i rëndësishëm edhe për administratën e re të SHBA-ve
Kjo është tepër pozitive duke pasur në konsideratë tensionimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi kohët e fundit
Njëkohësisht shumë e rëndësishme për stabilitetin e gjithë rajonit tonë në këto kohë ndryshimesh, por edhe pasigurish" deklaroi Meta.
Në një raport të zbuluar nga mediat, shefi i Pentagonit Mattis konfirmoi se SHBA do ta mbrojë Kosovën dhe se NATO do të qëndrojë atje për aq sa të jetë e nevojshme.
“Kosova është shembulli më i mirë se çfare ndodh kur komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Amerika, angazhohet për të mbrojtur interesat dhe vlerat e saj”, pohoi Mattis.
dy.b/shqiptarja.com
