Tensionet në Kuvend, Ngjela:
Fals, ja çfarë duan palët

Tensionet në Kuvend, Ngjela:<br />Fals, ja çfarë duan palët
Situata e krijuar dje në Kuvend mes opozitës dhe mazhoracës nuk është parë nga të gjithë si një tension dhe debat i vërtetë. Për avokatin Spartak Ngjela gjithçka ishte një maskaradë e një konflikti aktorial dhe të pështirë e kret fals.

Sipas tij, kjo ndodhi pasi të dyja palët duan destabilizmin e Shqipërisë, duke shtuar se në jerm siç janë mendojnë se mund të ikin nga vendi me gjënë e vjedhur. Në “Facebook”, avokati i njohur shkruan se si Berisha edhe Rama janë të pashpresë, pasi nuk mund ta mbrojnë gjënë e vjedhur.
 
Postimi i plotë:
E patë maskaradën e një konflikti aktorial dhe të pështirë e krejt fals dje në Parlament?
E dini pse ndodhi?
Sepse të dyja palët duan destabilizimin e Shqipërisë; sepse, në jerm siç janë, mendojnë se ashtu kanë të drejtë të ikin nga Shqipëria bashkë me gjënë e vjedhur.
Gjë më e turpshme nuk mund të bëhet! Asnjë klasë politike në Europë në shekuj nuk ka kaluar deri këtu. Deri tani ishte vetëm Berisha një individ i tillë që njihet për urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve; tani iu bashkua edhe halli Rama.
l.
Koha e një individi në një shoqëri që nuk krijon asgjë, është kohë e shkuar dëm.
Që nga viti 1945 shqiptarët kanë jetuar në një kohë të shkuar dëm.
Pse?
Sepse janë drejtuar nga ligësi injorantësh që kanë dhunuar popullin e vet për një pushtet abstrakt që as vetë nuk e kanë ditur se çfarë ju duhet.
Nga Enver Hoxha te Edi Rama, shqiptarët janë drejtuar nga marrëzia që s'krijon dot asnjë vlerë kombëtare përveç shkatërrimit shpirtëror dhe material të shqiptarëve.
Më aktuale është marrëzia Berisha- Rama, të cilët, pasi u ndanë me njëri-tjetrin ashpër nga marrëzia për pushtet që kishte secili, erdhën më në fund dhe u bashkuan nga marrëzia e degraduar që të destabilizojnë Shqipërinë për të shpëtuar veten nga goditja antikorrupsion që po ju vjen nga Amerika.
Po, të dy bashkë, janë peshë shumë e lehtë. "Ngrihuni dhe bjeruni!" - iu tha shqiptarëve ambasadori amerikan njëlloj si Fan Noli në vitin 1930. Më hapur nuk bëhet, sepse kjo kuptohet: "bjeruni se na keni ne"!
Atëherë,
Edhe Saliu edhe Rama janë pa shpresë.
Nuk e mbrojnë dot gjënë e vjedhur. Ja, ky është sekreti, por ata mendojnë se do ta mbrojnë duke destabilizua Shqipërinë.
Kjo është injorancë: njëlloj si ajo që tregojnë në drejtimin e shtetit, të cilin vetëm e kanë vjedhur.
ll.
Shqipëria është vend anëtar i Natos. Prandaj politika amerikane e ka të drejtë të ruajë stabilitetin shqiptar, sepse ndërkohë ajo është në luftë politike me Rusinë në këtë zonë.
Deri me marinsa ka të drejtë normale Amerika të ndërhyjë për ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri, kundër forcave politike të korruptuara që, për të ruajtur vjedhjen e tyre, kërkojnë destabilizim të Shqipërisë me anë të Rusisë.
Kaq naivë janë këta të korruptuar sa venë të rrezikojnë veten deri në një penalitet ekstrem?

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin