TIRANE - Mediat greke komentojnë si incidente serioze ato të ndodhura dje në Këlcyrë ku përfaqësue të PDIU-së, aktivistë të Aleancës Kuq e Zi por dhe të lëvizjes Vetevendosja dhe Klubit të Patriotëve të rinj hodhën gurë dhe vezë mbi makinën e ambasadorit grek Nikolaos Pazios dhe konsullit të përgjithshëm grek në Gjirokastër, Nikollas Kotrokis, si dhe të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.
E përditshmja Ekathimerini në Greqi, e cilëson këtë një incident serioz në një artikull të publikuar një ditë më parë. “Ekathimerini”, komenton se tensionet në Greqi ku ceremonitë përkujtimore u zhvilluan nën praninë e forcave të policië nuk ishin asgjë me ato të shfaqura në Shqipëri, ku mbështetës të partive nacionaliste sulmuan mjetet që tranpsortonin zyrtarë grekë dhe familjarë të ushtarëve të vrarë. Disa iu referuar raportimeve nga Tv Sky “Kathimerini” shkruan, - “Anëtarët e partive nacionaliste shqiptare, të tilla si Aleanca Kuq e Zi hodhën gurë mbi automjetete që tranpsortonin deputetë të parlamentit grekë dhe familjarë të ushtarëvë të vrarë. Policia shqiptare ndërhyri por aktivistët qëndruan dhe vazhdonin thirrjet kundër grekëve” - shkruante dje “Ekathimerini”
Faqja online “aftonomi.gr”, fajëson shtetin shqiptar për mosarrestimin e protestuesve, të cilët qëlluan me gurë makinën e ambasadorit grek, Nikolas Pazios.
“Nacionalistët shqiptarë të cilët ishin mbledhur në ndërtesën kryesore që të çon në varrezat e ushtarëve grekë u përpoqën të ndalonin makinat dhe qëlluan me gurë e vezë makinën e ambasadorit, por fatmirësisht nuk u plagos asnjë.... Policia në vend të ndërhynte dhe të arrestonte protestuesit zgjodhën rolin e vëzhguesit, sikur asgjë nuk po ndodhte”- shkruan "aftonomi. gr". Në media thuhet se ministria e Jashtme greke nuk ka reaguar ndërohë që në festimet në këlcyrë dhe Bularat morën pjesë dhe deputeti i Partisë së Pavarur, Terence Quick, i cili dënoi sulmin ndaj eskortës së ambasadorit grek.
Incidentet u shënuan dje paradite pas ceremonisë përkujtimore, në nder të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës itali- greke që u zhvillua në memorialin e Shën Nikollës në Këlcyrë. Protestuesit u përpoqën të bllokonin rrugën dhe të ndalonin makinat e autoriteteve greke, por ndërhyrëipolicia. Ata kanë qëlluar me gurë dhe vezë makinat ku ndodheshin zyrtarë grekë.
Shkrimet origjinale ne aftonomi.gr dhe
Ekathimerini(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20