Por dy lidërët e kanë nisur mëngjesin e sotëm me një takim 1 orësh me njëri-tjetrin.
Report Tv mëson se Rama dhe Meta janë takuar rreth orës 9:00 të paradites në një prej lokaleve në periferi të Tiranës, tek “Sofra e ariut”.
Mesa duket dy drejtuesit e koalicionit qeverisës kanë zgjedhur këtë ambient për t’iu shmangur vemendjes së mediave të cilët kanë drejtuar prozhektorët tek fati i kësaj aleance.
Temë e diskutimit mendohet të ketë qenë ashpërsimi i gjuhës nga të dy kampet politike sidomos ditën e djeshme kur Luan Rama akuzoi policinë e shtetit për ‘show’ me luftën kundër kanabisit. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri iu përgjigj LSI-së duke i cilësuar si hiena të dala nga oborri i PS.
Ndryshe nga herët e tjera, dy krerët e koalicionit qeveritar nuk kanë qenë të shoqëruar nga persona të tjerë në tryezë.
Kujtojmë se në 1 prill bëhen plot 4 vite nga data kur Rama e Meta shpallën se do dilnin bashkë në zgjedhje, por deri më tani lLSI nuk është prononcuar nëse do të ketë rikonfirmim të kësaj aleance apo do të dale e vetme në 18 qershor.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com