Largimi i Listës Serbe nga institucionet në Kosovë, reagon politika shqiptare! Xhaçka: Akt përshkallëzimi! Berisha: Vuçiç, rrezik serioz për rajonin! Meta: Tendencë e Putin për tensione

TIRANË- Politika shqiptare ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës pas daljes e Listës Serbe nga institucionet në shenjë proteste për kundërshtimin e vendimit për targat. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e cilëson si akt përshkallëzimi në një kohë kur dialogu është më i nevojshëm se kurrë.

“Të shqetësuar nga zhvillimet në veri të Kosovës. Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv. Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është një moment kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, shkroi Xhaçka.

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmanin, pas tensioneve në veri të Kosovës. Begaj thotë se zgjidhja për konfliktet duhet të vijë përmes dialogut duke patur vëmendjen kryesisht te stabiliteti, por edhe tek integriteti territorial të Kosovës. Presidenti shkruan se duhet të mbetet prioritet integrimi i Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

"I shpreha shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO", shkruan Begaj. 

Reagime ka pasur edhe nga opozita. Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se vendimi për tu larguar është marrë me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, Vuçiç është një rrezik serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon. Më tej, Berisha shkruan se është për t’u përshëndetur qëndrimi i NATO-s dhe KFOR-it se janë të gatshëm për të ndërhyrë nëse do të ketë përshkallëzim të situatës.

“Ky urdhër nga serbo-madhi dhe luftënxitësi Vuçiç, u dha vetëm sepse qeveria e Kosovës, në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, filloi një zbatim gradual të ndryshimit të targave. Vuçiç i’u përgjigj me kërcënime të hapura, vuri ushtrinë në gatishmëri dhe futi kriminel serb e rus, armatime të shumta në veriun e Kosovës si dhe urdhëroi serbët e Kosovës të largohen nga institucionet e vendit. Të gjitha këto dëshmojnë se Aleksandër Vuçiç, njeriu që e ka vendin në Hagë, është një rrezik serioz, i pakorrigjueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajon", shkruan Berisha. 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kjo është një tendencë e presidentit rus Vladimir Putin për të krijuar tensione. Sipas tij, largimi i Listës Serbe me urdhër të Beogradit është një lojë e rrezikshme që rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon. Meta u bën thirrje drejtuesve të Kosovës që ta gjejnë zgjidhjen me partnerët ndërkombëtarë.

"Tensionimi i situatës në komunat veriore të Republikës së Kosovës dhe dirigjimi i këtij tensionimi nga struktura kriminale, që komandohen nga Beogradi, është një lojë tepër e rrezikshme për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë", shkruan Meta. 

Ndërkohë, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku shkroi se largimi i Listës Serbe është dukshëm një projekt serbo-rus për të nxitur një vatër të re konfliktesh në Ballkan.

Në Mitrovicën e Veriut ashtu siç ishte thirrur nga Lista Serbe, për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS - Republika e Kosovës, u mbajt një protestë. Një ditë më parë, Lista Serbe u largua nga të gjitha institucionet e Kosovës.  Ajo është  partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Përveç vendimit për targat, krerët e Listës Serbe kanë kërkuar edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:31
Tensionet në veri të Kosovës, ministrja e Jashtme: Largimi i Listës Serbe, akt përshkallëzimi! Nevojitet dialog më shumë se kurrë

1667731862_16677256923132586285591698264246900690898509601597636n.jpg

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës duke thënë se largimi i Listës Serbe nga institucionet është akt përshkallëzimi.

“Të shqetësuar nga zhvillimet në veri të Kosovës. Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv. Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është një moment kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, shkroi Xhaçka.

Ora 17:50
Tensionet në veri të Kosovës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë bën thirrje për ulje të tensioneve: Heqja e uniformës së policëve, veprim provokues dhe i rrezikshëm

1667753603_821CBAD51BD3461CB230D90446C2781C.jpeg

Pas tensioneve të krijuara në veri të Kosovës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar duke thënë se veprimi i policisë së komunitetit serb është veprim kundërligjor, provokues dhe i rrezikshëm. Duke theksuar se e gjitha drejtohet nga Beogradi zyrtar, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë jep mbështetje për Kosovën dhe bën thirrje për ulje të tensioneve.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po përcjell me shqetësim zhvillimet në komunat veriore të Republikës së Kosovës, të banuara me shumicë të popullsisë serbe. Refuzimi i zbatimit të urdhërave ligjorë të strukturës drejtuese të policisë së Kosovës, nga eprorët e policisë të komunitetit serb në veri, është veprim jo vetëm kundër ligjor, por dhe provokues e i rrezikshëm.

Në asnjë shtet nuk mund të këtë dy sisteme juridike dhe institucionale paralele. Repubilka e Kosovës  është shtet sovran dhe demokratik, që ofron garanci kushtetuese dhe ligjore pakrahasimisht të larta për pakicat etnike.

Tensionimi i situatës në komunat veriore të Repubilkës së Kosovës dhe dirigjimi i këtij tensionimi nga struktura që drejtohen nga Beogradi, është një lojë e rrezikshme. Për më tepër, kur kjo përkon me tendencën e vazhdueshme të Rusisë së Putinit për të përshkallëzuar luftën agresive në Ukrainë.

KASH mbështet çdo veprim të shtetit të Kosovës për të mbrojtur rendin demokratik dhe bën thirrje për ulje të tensioneve. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë kërkon nga Qeveria e RSH që të qëndrojë haptazi dhe aktivisht në mbështetje të së drejtës legjitime të shtetit të Kosovës për të zbatuar rendin dhe ligjin në tërë territorin e saj.

Shqipëria e ka detyrim kushtetues, moral dhe kombëtar të mbështesë forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, sidomos në iniciativa rajonale, si dhe fuqimizimin e  brendshëm të saj.

Repubilka e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë të përkushtuara t’i shërbejnë paqes, stabilitetit, fqinjësisë së mirë dhe agjendave Euro-Atlantike në rajonin tone”, thuhet në reagim.

Ora 15:26
Begaj bisedë telefonike me Osmanin: Të vazhdohet dialogu me Serbinë, e rëndësishme të ruhet paqja dhe integriteti territorial i Kosovës

1667744337_brehsj.jpg

Pas tensioneve në Kosovë, presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani. Begaj shkruan se është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu me Serbinë, duke pasur në vëmendje ruajtjen e paqes, si edhe integritetin territorial të Kosovës.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës. Gjatë bisedës u informova mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe kryesisht u ndalëm në dorëheqjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.

I shpreha shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO. Mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Begaj.

Ora 11:52
Tensionet në veri të Kosovës, Çollaku: Projekt i qartë serbo-rus, vatër e re konfliktesh në Ballkan

1667732050_kreshnikcollaku.jpg

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka reaguar mbi zhvillimet e fundit të tensioneve në veri të Kosovës. Çollaku u shpreh se ky është një projekt mjaft i qartë serbo-rus dhe se rrezikon një vatër të re konfliktesh në Ballkan.

‘Ne cilesine e  anetarit te Komisionit te Politikes se Jashtme ne Kuvendin e Shqiperise, si deputet dhe ne emer te Partise Demokratike bejme te ditur se : Ne po ndjekim me vemendje situaten e krijuar ne Veri te Kosoves dhe aksionin destabilizues te strukturave paralele serbe ne Mitrovice. Ky aktivitet i koordinuar me terheqjen e perfaqesuesve serbe nga institucionet e Kosoves duket qartesisht ne perputhje te plote me Beogradin.

Ky aktivitet deshmon projektin e qarte serbo-rus te hapjes se nje vatre te re konflikti ne Ballkan me synim cenimin e integritetit territorial te Kosoves dhe coptimin e saj. Si anëtar i Komisionit  te Politikes se Jashteme te Parlamentit te Shqiperise dhe ne emer te Partise  Demokratike ne keto kushte ne sot  jemi ne mbeshtetje te plote te Kosoves ,popullit dhe institucioneve te saj.

Ne sot  u kerkojme qytetareve dhe insitucioneve te Kosoves qendrime gjakfothta por te vendosura,gjithashtu nje koordinim te plote me partneret strategjike SHBA,BE dhe Nato. Ne  i bejme thirrje Qeverise Shqiptare qe te vere ne mbeshtetje te Qeverise e popullit te Kosoves te gjitha kapacitetet diplomatike duke denoncuar politikat luftenxitese te Serbise ne Ballkan.

Sot  si ne Kosove dhe ne Shqiperi kerkohet unitet ne qasjet politike dhe strategjike si pjese e interesit kombetar,ne mbeshtetje te Kosoves dhe paqes ne rajon. Serbia sot po sillet si leve e interesave ruse ne Ballkan,ajo sot perben rrezikun kryesor te destabilitetit te rajonit dhe pengese e vertete drejt rruges se integrimit euroatlantik te rajonit tone.’- shkroi Çollaku.

Ora 11:35
Tensionet në Kosovë, Meta: Tendencë e Putin për tensione, rrezikohet paqja në rajon

1667581289_WATERMARKREPORTtv.00511503.Still014.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për tensionet në Kosovë. Meta thotë se mbështesin cdo vendim të Kosovës për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues të vendit.

Meta thotë se largimi i Listës Serbe nga institucionet e Kosovës është një lojë e rrezikshme që rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon.

“Tensionimi i situatës në komunat veriore të Republikës së Kosovës dhe dirigjimi i këtij tensionimi nga struktura kriminale, që komandohen nga Beogradi, është një lojë tepër e rrezikshme për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Kjo situatë përkon me tendencën e vazhdueshme të Rusisë së Putinit për të përshkallëzuar luftën agresive në Ukrainë dhe tërheqjen e vëmendjes së opinionit botëror me krijimin e tensioneve dhe vatrave të reja të krizës në vende të ndryshme të botës.

Mbështesim çdo veprim të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, për të mbrojtur rendin demokratik e kushtetues të vendit dhe bëjmë thirrje për ulje të tensioneve. Qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të së drejtës legjitime të shtetit të Kosovës për të zbatuar rendin dhe ligjin në tërë territorin e Republikës.

Bëjmë thirrje që drejtuesit shtetërorë dhe institucionalë të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA, BE dhe NATO të gjejnë zgjidhjen e duhur për problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke zbatuar marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Të gjithë me vetëpërmbajtje, durim dhe largpamësi duhet t'i shërbejnë forcimit të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe perspektivës europiane të shtetit të Kosovës dhe rajonit tonë”, shkruan Meta.

Ora 10:53
Tensionet në Kosovë, Berisha: Lista serbe u largua me urdhër të Vuçiç, presidenti serb rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon

1667244141_80001664982536xberisha164.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reguar pas vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet e Kosovës. Berisha shkruan se ky vendim ka ardhur me urdhër të presidentit serb, Aleksanëdr Vuçiç, ndërsa thotë se ai është rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon.  

“Një qëndrim për t’u përshëndetur. NATO paralajmëron Vuçiçin: Mos luaj me zjarrin! Do të digjesh!

Presidenti i serbo-madhisë dhe si vllau i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, urdhëroi dje serbët në Kosovë që të braktisin institucionet shtetërore të vendit, policinë, parlamentin etj.

Ky urdhër nga serbo-madhi dhe luftënxitësi Vuçiç, u dha vetëm sepse qeveria e Kosovës, në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, zbatimin e të cilave gushtin e kaluar qeveria e Kosovës e shtyu edhe për rreth tre muaj dhe tani filloi një zbatim gradual të ndryshimit të targave të makinave të serbëve në Kosovë, nga targa të Serbisë në targa të Republikës së Kosovës. Ndaj këtij akti të qeverisë së Kosovës, Vuçiç i’u përgjigj me kërcënime të hapura, vuri ushtrinë në gatishmëri dhe futi kriminel serb e rus, armatime të shumta në veriun e Kosovës si dhe urdhëroi serbët e Kosovës të largohen nga institucionet e vendit.

Të gjitha këto dëshmojnë se Aleksandër Vuçiç, njeriu që e ka vendin në Hagë, është një rrezik serioz, i pakorrigjueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ndaj këtyre qëndrimeve dhe luftënxitëse reagoi dje Zv/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, duke ia bërë të qartë Vuçiçit se Aleanca e Atlantikut të Veriut ishte e gatshme të ndërhynte në mbrojtje të Kosovës dhe stabilitetit të saj.

Partia Demokratike mbështet plotësisht dhe përshëndet qëndrimin e NATO-s si dhe dënon me ashpërsinë më të madhe përpjekjet e “Putinit të vogël” për të ndezur konflikt të ri në rajon. Ajo paralajmëron serbo-madhin Vuçiç se ëndrrat e tij të “Serbisë së Madhe” janë varrosur njëherë e përgjithmonë në Kosovë dhe se ndaj çdo akti agresioni të tij, shqiptarët do të reagojnë si komb i vetëm”, shkruan Berisha.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 07/11/2022 09:44

    Realisht,ishte keq qe ishin keta,dikur vrastare,tash "mbrojtes" te ketij populli, dhe bartnin kete uniforme te Reepublikes Kosoves, Zhveshja injorante e poshtruese, eshte e natyrshme me qenjen e tyre kombetare, morale e shpirterore.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/11/2022 15:34

    Shyqyr qe e hape gojen o bake...te gjithe shqiptaret e kuptojne se hapja e gojes tende behet e mundur vetem me lejen e bablokut gjithollog.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/11/2022 14:23

    Ty kodoshKoministi Salih,të kanë dhënë vijen e sjelljes që para 1990 që të shash e nëmësh Millosheviçin e deri kete Vuçiqin e Edvinit Tend te permallshem,e nga ana tjeter te jesh siguria e politikes tyre ne Shqiperi e Balkan....dhe ti e zbaton me perpikmeri e devotshmeri detyren qe te eshte dhene.

    Përgjigju
  • Endri: 06/11/2022 14:02

    Ju dy plehra e ushqeni vete dhe mbi te gjitha, ferkoni duart. Ujku mjegull do. Ju shofte fara te dyve

    Përgjigju
  • Genti: 06/11/2022 13:57

    Kush eshte ky I gjithdituri Collaku, kujt I perket, ikni o leckamana. Sa te jet Ed Rama ska lufte me ballkan o budallej, Z.Rama per keto dite te veshtira eshte investuar por kujt ti thuash rublave.

    Përgjigju
  • Gripi: 06/11/2022 13:42

    Plan i mirenduar nga aleati i rublave. Tensione ne kosove dhe trazira ne shqiperi. Nuk mund te quhet me koincidence.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/11/2022 12:21

    Filluan korbat krokamën patriotike,ju vjen era kërmë....

    Përgjigju
  • Ehuuu: 06/11/2022 12:03

    O berish je qe je dergoi dhe nje dore nafte, se nuk behet gjema

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve