Çmimi i naftës amerikane arriti përsëri 100 dollarë për fuçi sot, pas paralizës së vazhdueshme të trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit.
Pasi shënoi një rënie të madhe, duke u mbyllur në 94.41 dollarë dje të mërkurën, nafta bruto amerikane (WTI) për dorëzimin në maj u rikuperua me 5.83% në 99.91 dollarë sot pasdite, pasi kishte tejkaluar për pak kohë kufirin e 100 dollarëve.
Nafta bruto ‘Brent’ nga Deti i Veriut, shënoi një rritje prej 3.67% duke arritur në 98.23 dollarë.
Lajmi kryesor:
Netanyahu: Negociata me Bejrutin! Mediat: Përfaqësues të Izraelit e Libanit takime në Washington! Khamenei: Kompensim të dëmeve nga sulmet në Iran dhe menaxhim ndryshe i Hormuzit










