Tensionet në rajon, zyrtari italian:
Mos lejoni fantazmat e së shkuarës

Tensionet në rajon, zyrtari italian:<br />Mos lejoni fantazmat e së shkuarës
Fantazmat e së shkuarës nuk duhet të bëhen pengesë për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit dhe realizimin e projekteve për zhvillimi e Rajonit.
 
Deklarata u bë nga nënsekretarin Italian për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Vincenzo Amendola, i cili u porit sot nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në kuadër të parapërgatitjeve për samitin e Triestes.
 
Nuk duhet të kemi frikë që fantazmat e shkuarës të kthehen, por duhet të punojmë për përparim dhe që samiti i Triestes të ketë sukses.
 
Ndaj kur ka tensione duhet ti marrim në konsideratë duke pasur parasysh ato që kemi lënë.
 
Nëse bashkëpunimi është konkret këto fantazma nuk do të kthehen më
” tha ai.

Nga ana e tij, ministri Bushati garantoi zyrtarin e lartë italian se Shqipëria do të vijojë rrugën e nisur të reformave me qëllim integrimin e vendit në familjen Evropiane.

 ‘Shqipëria ka hedhur disa hapa para në nëntor të vitit te kaluar morëm rekomandim për bisedimet për anëtarësim me mirëkuptimin për zbatimin e Vettingut” tha ai.

Në qendër të bisedimeve mes Bushatit dhe nënsekretarin Italian për Punët e Jashtme ishin përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Triestes, procesi i integrimit europian të Shqipërisë, intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimet rajonale.

 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës