Tensionet në Ukrainë, NATO: Situatën ta zgjidhim me dialog! Nëse forcat ruse nuk largohen nga kufiri, 5000 trupat tanë janë në gatishmëri

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka mbajtur një konference urgjente në lidhje me krizën në Ukrainë. Kundërpërgjigja ndaj 100 mijë trupave të Rusisë në kufi me Ukrainën ka qene e drejtpërdrejte kur Stoltenberg u shpreh se rreth 5000 trupa të NATO janë në gatishmëri nën komandën e Francës. Megjithatë shefi i NATO-s i bëri thirrje Moskës për dialog dhe zgjidhje diplomatike.

"Sot i nisëm përgjigje Moskës me shkrim. Ukraina e zgjedh vetë nëse dëshiron të anëtarësohet" theksoi Stoltenbeg.

Kjo nuk është hera e parë që Rusia ndërhyn në Ukrainë. Në vitin 2014, pas rrëzimit me protesta të presidentit pro-rus të Ukrainës, Rusia pushtoi gadishullin ukrainas të Krimesë, si dhe mbështeti një kryengritje separatiste në rajonin lindor industrial të Ukrainës. Luftimet mes forcave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia në këtë rajon kanë lënë të vrarë 14 mijë vetë dhe përpjekjet për një zgjedhje paqësore deri tani nuk kanë patur rezultat.

Rusia paralajmëroi sot se do të hakmerret, nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kundërshtojnë kërkesat e saj të sigurisë. Perëndimi është i shqetësuar se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën dhe po kryen një sërë manovrash të tjera ushtarake në rajon. Moska kërkon garanci që Ukraina dhe vendet e tjera ish-sovjetike nuk do të lejohen të anëtarësohen në NATO dhe që aleanca të tërheqë trupat nga vendet e tjera të ish-bllokut sovjetik.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 26/01/2022 22:59

    Ja çdo te thote kur politika amerikane zgjedh presidente te pa pershtatshem, perkatesisht e kam fjalen per Obamen dhe Trump. Sjelljeve te tyre Putini jua mori si dobesi, ne veçanti Trumpit. U desh Ujku i vjeter,Biden qe ti tregoje vendin Putinit, por edhe te rigjalleroje dhe vendose ne pozita serioze aleancen atlantike,qe Trump deshi ta zhbeje plotesisht. NATO qenka domosdoshmeri, por disa shtete europiane ne veçanti gjermania, shtet i cili ishte dhe nje nder arsyet e krijimit te aleances se NATOS,eshte kontribues modest, çka nxiti edhe pakenaqesi brenda aleances. Çte marresh nga rusia perveç dhunen e pabesine, nderkohe qe edhe vellezerit e tyre qe i njohin aq mire duan te shkeputen plotesisht nga ky shtet. Eshte e çuditshme per disa qe akoma e konsiderojne rusine si shtet normal. Une mendoj se me ate gen qe kane vetem dhune e pabesi shteterore ndaj popullit te tyre e popujve te tjere sjellin. Por kane edhe te mira, qe shteteve agresive jua tregojne vendin.

    Përgjigju
    • o Beno,: 27/01/2022 00:25

      sikur shume me pasion dhe paragjykime e paske o shoku,po ne keto momente problemi eshte se NATO e falimentuar boterisht prandaj po bene vetem interesin e familjes BIDEN (informohu per kete emer HUNTER BIDEN),thjesht nuk duan lufte per politikan Kriminela Amerikan te pangopur dhe gjakpires;Rusia ka hallet e veta dhe nuk i ka interes lufta ne shtepi por sic e ka treguar historia u ka thyer brinjet te gjitheve qe i kane rene ne qafe,prandaj ishallah Putin me zgjuarsin e tij na eviton provokimet e Natos sepse Europa ka nevoj per Rusin dhe Rusia eshte Evrop,Pa gazin Rus Evropa eshte e falimentuar:Thjesht kete gje qe do Amerika,dmth qe te jete gjithmon skllave e Amerikes,Prandaj Amerika mos ta ktheje Evropen si Afgani,apo Siria,Iraku sepse NATO TE LE NE BALTE .Historia eshte mesim edhe nga Talebanet...Ishallah paqe

  • NATO: 26/01/2022 22:22

    ikni se jeni ju te NATOS qe po e ndizni luften ne gjithe boten per te shitur arme.Nato eshte kthyer ne organizat KRIMINALE .mjafton te shohesh si kane katandisur AFGANISTANIN ,LIBIN,IRAKUN ,SIRIN edhe shume lutra te tjera ne bote per interesa vetem Amerikane...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar