Tensionet në veri të Kosovës, Ndihmëssekretarja e SHBA-së: Largimi i serbëve nga institucionet nuk është zgjidhje! Të nisin bisedimet për themelimin e Asociacionit

Tensionet në veri të Kosovës, Ndihmëssekretarja e SHBA-së: Largimi i serbëve nga institucionet nuk është zgjidhje! Të nisin bisedimet për themelimin e Asociacionit

Ndihmëssekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Donfried, ka folur rreth situatës në veri të Kosovës. Ajo thotë se SHBA-të po shpenzojnë kohë dhe vëmendje në Ballkanin Perëndimor dhe se zhvillimet e fundit në Kosovë janë arsyeje për shqetësim.

“Ne po shpenzojmë shumë kohë dhe vëmendje në Ballkanin Perëndimor. SHBA-ja pajtohet me BE-në që zhvillimet e fundit janë arsye për shqetësim . Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për problemin aktual dhe ka potencial për eskalim të mëtejshëm në terren”, tha Donfried gjatë një konferencë për media.

Ndihmëssekretarja  ka bërë thirrje që të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa të sigurta.

 “Të gjitha palët duhet të marrin hapa për qetësi dhe për siguri”, tha ajo.

Donfried tha se duhet të vazhdohet me implementimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, që janë nënshkruar në Bruksel, përfshirë edhe fillimin e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet që tashmë kanë nënshkruar në kuadër të dialogut, përfshirë fillimin e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, u shpreh Donfried.


Lajmi kryesor:

Tensionet në Veri në Kosovës, zëdhënësi i DASH: Situata mund të përshkallëzohet, retorika që po mbizotëron vë në rrezik jetën e qytetarëve! Kurti takon liderët e opozitës


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Protestuesit ulen këmbëkryq te Sheshi Willson

Protesta e PD/ Protestuesit ulen këmbëkryq te Sheshi Willson