Kryeministri Edi Rama është fotografuar duke darkuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Imazhi është publikuar nga ‘Nacionale’ që tregon se Osmani dhe Rama ndodhen në Ulqin të Malit të Zi.
Pas tensioneve në veri të Kosovës, është ndjerë dhe aluduar 'krisje' e marrëdhëneve të Albin Kurtit me Edi Ramën. Kohët e fundit, kreu i qeverisë është fokusuar te tensionet në veri të Kosovës dhe bën thirrje të vazhdueshme që procesi i dialogut të vijojë për të shmangur katastrofat e mundshme.
Po ashtu, më 27 qershor, Rama dha idenë për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë. Ditën e djeshme, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, mbështeti idenë e kryeministrit për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, me qëllim uljen e tensioneve mes tyre.
Të gjitha këto reagime të Ramës nuk janë pritur mirë mbështetësit e Albin Kurtit, të cilët e shënjestrojnë vazhdimisht se favorizon Serbinë.