Vrasja e policit në veri të Kosovës/ Vuçiç: Serbia do të hetojë! Nuk duam luftë, shkaku i gjithë problemeve është Kurti

Vrasja e policit në veri të Kosovës/ Vuçiç: Serbia do të hetojë! Nuk duam luftë, shkaku i gjithë problemeve është Kurti

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia do të nisë hetimet për vrasjen e efektivit Afrim Bunjaku më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit gjatë përplasjes me një grup të armatosur. Në një intervistë për Reuters, Vuçiç u shpreh se Serbia dënon vrasjen e efektivit të Policisë së Kosovës duke nënvizuar se shteti serb "do të nisë procedurat gjyqësore" dhe do të hetojë të dyshuarit.

Ndër të tjera, në intervistën për Reuters, president i Serbisë foli dhe për vrasjen e njërit nga pjesëtarët e grupit terrorist. Ai tha se Policia e Kosovës e ka qëlluar nga një distancë e afërt prej 1 metri me plumb në kokë pavarësisht se sipas Vuçiç ai ishte dorëzuar.

Këto akuza janë hedhur poshtë nga zëvendës komandanti rajonal për veriun e Kosovës, Veton Elshani, i cili është shprehur për Reuters se “Kjo është marrëzi, oficerët tanë nuk do ta bënin kurrë një gjë të tillë. Njërit prej të arrestuarve i dhamë ndihmën e parë në terren për t'i shpëtuar jetën pasi kishte pësuar lëndime.” Po ashtu, presidenti Vuçiç komentoi deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se Serbia ishte përfituese e sulmit mbi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

"Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të shkatërrohet pozicioni ynë që kemi ndërtuar për një vit? Të shkatërrohet kjo brenda një dite? ... Serbia nuk do luftë," tha ai.

Gjithashtu, presidenti i Serbisë foli dhe për arsenalin masiv të armëve të gjetura nga kontrollet e Policisë në Kosovë në fshatin Banjskë pas sulmit, duke thënë se do të hetojë për origjinën e tyre.

Përsa i përket nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili në një video të publikuar nga ministri i Brenshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla dukej që ishte pjesë dhe po udhëhiqte grupin e armatosur serb, Vuçiç tha se do të "thirret nga prokuroria".

Sipas presidentit serb shkak i situatës në Kosovë e sidomos në veri të saj është kryeministri Albin Kurti sepse sipas tij po pengon Asociacion të Komunave Serbe.

“Shkaku i të gjitha problemeve në Kosovë është Albin Kurti. Është ai që i ka sjellë të gjitha këto”, tha ai.

"Ne duhet të jemi me njerëzit tanë, dhe të përpiqemi të ruajmë paqen. Zgjidhja është gjithmonë në dialog."-shton ai për Reuters.

Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit, teksa po kryente një operacion për heqjen e një barrikade të vendosur në rrugë. Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë të tjerë. Sulmuesit e dyshuar që sipas autoriteteve në Kosovë ishin rreth 30 – u strehuan në manastirin e Banjskës dhe prej aty vazhduan përleshjet me Policinë.

Tre sulmues të dyshuar mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërkaq katër persona janë arrestuar për këtë sulm, që Kosova e konsideron terrorist dhe për të e fajëson Serbinë. Beogradi ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje. Më 27 shtator në Serbi u shpall ditë zie për tre serbët e vrarë në Banjskë. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 29/09/2023 07:35

    Ske faj ti mor pusht jo, faj kane ata qe ta krefin bishtin!! Vazhdon nje jave po e nje jave jo te mobilizoje ushtrine ne gadishmeri,shetit tanket e elikopterat ne kufi me Kosoven ç'do muaj, armatos, organizon,e stervit terrorristet kunder Kosoves, e deklaron tani nuk duam lufte??!!! Popull primitiv serbet, Darwin do i studionte si rast i vecante i jo evolucionit njerezor!!

    Përgjigju
  • populli: 29/09/2023 05:00

    jo mo jo shkaketare je ti ,qe mbushe manastirn me arme dhe kriminel po ste heci kete rradhe

    Përgjigju
  • Arbëri: 29/09/2023 00:51

    Ti Kurtit mundesh ti hash m…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia