Tensionet për Kacifas, zv/ ministri grek: Nacionalizimi të dënohet në dy anët e kufirit

Tensionet për Kacifas, zv/ ministri grek: Nacionalizimi të dënohet në dy anët e kufirit

Jorgos Katrougalos 

Zv.ministri i Jashtëm, Jorgos Katrougalos ka reaguar pas deklaratave të palës shqiptare për ngjarjet në Bularat gjatë dhe pas ceremonisë së varrimit të ekstremistit Kacifas. Ai nuk ka kritikuar vetëm qëndrimet e Shqipërisë, por edhe të opozitës greke që sipas tij rrëshqiti në nacionalizëm.

Ne u përpoqëm ta ruajmë nivelin e marrëdhënieve dypalëshe, por ka deklarata të ashpra nga pala tjetër, që paragjykojnë vendimin e drejtësisë dhe nuk ndihmojnë që të ulen tonet. Opozita (greke) nuk duhet që të bëjë deklarata për të kënaqur përkohësisht veshët e auditorëve tanë. Duhet të jetë e qartë që kur flasim për të dënuar nacionalizmin, kur themi që kufijtë janë të pacënueshëm, nuk flasim vetëm për të tjerët, por nacionalizmi duhet të dënohet nga të gjitha anët.

Jorgos Katrougalos

Pas provokimeve me thirrje antishqiptare të ekstremistëve grekë, Rama tha se shteti shqiptar nuk lufton me arkëmorte dhe provokatorë varrimesh. Kryeministri u shpreh se qytetarët e Bularatit janë qytetarë të nderuar të Shqipërisë. Ndërkohë që pas shpalljes non grata të 52 ekstremistëve greke, Athina zyrtare kërkoi distancim dhe sqarime nga Tirana.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren