Tensionet politike, zgjedhje të
parakohshme në Maqedoni?

Tensionet politike, zgjedhje të <br />parakohshme në Maqedoni?
MAQEDONI - Maqedonia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare njëkohësisht me ato lokale që parashikohet të mbahen marsin e vitit 2013. Agjencia maqedonase e lajmeve INA raporton se ekzistojnë dy skenarë ku janë përfshirë si hartues të planit dy partitë e koalicionit VMRO-DPMNE, por pjesërisht edhe BDI.

Burimet diplomatike mësohet të jenë shprehur se “ka shumë sinjale që nxjerrin një konstatim se partnerët e koalicionit kanë krijuar një situatë të tillë të përgatitjes së terrenit për zgjedhjet e parakohshme”. Homazhet në varrezat e dëshmorëve në Sllupçan nga ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi dhe pjesëtarët e ARM, si dhe Ligji për përkujdesje për ish-pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë nga VMRO-DPMNE, janë dy veprimet që nxitën tensionet brenda koalicionit qeverisës.

Skenari i dytë është se vetë Gruevski mund të mendojë të shkojë drejt zgjedhjeve për tu ballafaquar me liderin e opozitës Branko Cërvenkovski me kartën e nacionalizmit. Kryetari i VMRO-DPMNE përmes Ligjit për përkujdesje institucionale për pjesëtarët e forcave të sigurisë pjesëmarrës në konfliktin e 2001 synon të përfitojë shumicën e votave duke siguruar sërish mazhorancë të qëndrueshme prej mbi 60 deputetësh.

Në vazhdën e këtyre zhvillimeve të tensionuara politike në Shkup po qëndron zëvendës-ndihmës sekretari amerikan Filip Riker, i njohur si ish-ambasador amerikan dhe njohës i zhvillimeve politike në Maqedoni.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës