Tensionet Rusi-Perëndim:Hapat
sesi të shmanget përplasja

Tensionet Rusi-Perëndim:Hapat<br />sesi të shmanget përplasja
Distanca mes Rusisë dhe Perëndimit duket se po shtohet, duke u konsideruar më e rënda që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. 

Por pavarsisht diferencave mes tyre ka edhe disa cështje të përbashkëta. 

Ashtu siç u veprua në ditët e errëta të Luftës së Ftohtë amerikanët evropianët dhe rusët duhet të punojnë së bashku për të shmangur katastrofa duke përfshirë sulmet terroriste si dhe të reduktohet risku ushtark apo edhe nuklear .

Që në vitet 1989-1991 kur Evropa ndryshoi secili prej vendeve ka qënë i përfshirë në sigurinë Euro-Atlantike.

Mbi të gjitha përpjekjet për të ndërtuar një siguri të përbashkët në vendet e NATO kanë kërkuar emergjenca dhe kreativitet .

Si rezultat hapsira euroatlantike ka mbetur vulnerabël ndaj krizave politike, ekonomike dhe krizave të sigurisë.

Por në mungesë të inisiativave nga të gjitha anët gjërat duket se po marrin tatëpjetën. 

Sulmet terroriste kanë prekur Moskën, Ankaranë, Stambollin, Parisin, Nice, Bruksel, Londër, Neë York etj. Dhe ata që kanë sulmuar kërcënojnë sërish. 

Me mijëra njerëz janë vrarë në Ukrainë që nga viti 2013 dhe cdi ditë po vdesin, refugjatë të pafajshëm enden nëpër ujra për t’i shpëtuar luftërave në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. 

Nga ana tjetër marrëdhëniet Perëndim-Rusi janë seriozisht të tensionuara duke shtuar rerzikun e aksidenteve, gabimeve, keqkuptimeve  të cilat mund të përshkallëzojnë në një luftë të re.

Hapi i parë  për të mbrojtur interesat e përbashkëta është identifikimi i qëllimeve konkrete, praktikem dhe iniciativa që  synojnë të reduktojnë rrezikun, të ndërtohet besimi.

Ka disa pika që mund të ndryshojnë rrjedhën:

E para duhet reduktuar risku i përdorimit të armëve bërthamore. Sot alarmi është shumë i madh. Hapi i parë do të ishte  një deklaratë e përbashkët nga Rusia dhe SHBA të cilat konfirmojnë se lufta nukleare nuk mund të bëhet.  Deklarata e tyre  do përcaktonte një drejtim strategjik për të reduktuar rrezikun bërthamor.

Të reduktohet fakti se armët bërthmore do të bien në duar të gabuara. 

Shteti Islamik kërkon të eksportojë terror në Europë, Amerikën e Veriut dhe përtej. Kjo sjell urgjencën që SHBA, Rusia dhe Europa të drejtojnë një aleancë globale.

Po ashtu është e nevojshme të reduktohet rrisku i përballjeve ushtarake mes NATO dhe Rusisë. Të dyja palët duhet të jenë transparente dhe të kenë besim te njëra-tjetra.

Evropa, SHBA dhe Rusia po përballet me një sërë çështjesh të rëndësishme . Por askush nuk duhet të shkëpusin vëmendjen nga qëllimi e rëndësishme e identifikimit të një kornizë të re të politikave, bazuar tek interesat ekzistenciale të përbashkëta.

Hapat e mësipërme duhen ndërmarë tani dhe jo më vonë.

(Shkrimi është përgatitur për Euronews nga 4 diplomate dhe zyrtarë nga 4 shtete të rëndëishme Britania,Rusia, SHBA dhe Gjermania)

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë