Tensionet Rusi-Turqi dhe në fushë 
 lojtari rus del me portretin e Putin

Tensionet Rusi-Turqi dhe në fushë <br /> lojtari rus del me portretin e Putin
Tensionet mes Rusisë dhe Turqisë kanë zbritur edhe në futboll. Në ndeshjen mes Fenerbarce –Lekomotiva e Moskës që u luajt në Stamboll, tifozët turq kanë guajtur me sende të forta autobusin e lojtarëve rus. Nga ana tjetër një lojtar rus ka dalë në fushë me një bluzë ku dukej portreti i presidentit rus, Vladimit putin. 

Përplasja politike me Rusisë dhe Turqisë ka zbritur edhe në fushën e blertë të futbollit gjatë ndeshjes Fenerbarce –Lekomotiva e Mesokës që u luajt në stamboll. 
Autobusi i ekipit të Lekomotivës së Moskës është gjuajtur me gur dhe mjete të forta, ndërsa një futbollit rus ka dalë me një bluzë të portretit të presidentit Vladimir Putin. 

Policia e Turqisë ka arrestuar tre persona që janë kapur duke hedhur sende të forta kundër autobusit të lojtarëve rus.
Pavarësisht kësaj Lokomotiva mund të përballet me masa disiplinore nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), pasi lojtari i saj Dmitri Tarasov pasi ka zhveshur fanellën e tij sportive ka zbuluar portretin e Putinit me mbishkrimin “presidenti më i sjellshëm”.

Në garat sportive nuk janë të lejuara veprime politike. Raportet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë janë tensionuar shumë prej nëntorit të vitit të kaluar, kur Turqia rrëzoi një avion luftarak rus, afër kufirit të saj me Sirinë. E sa i përket përballjes në sport, skuadra turke arriti të fitojë me rezultatin 2 me 0.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare