Tensionet Rusi-Ukrainë, a do mundet 'Dhelpra e Argjendtë' të bind Putin për arritjen e një marrëveshje?

Tensionet Rusi-Ukrainë, a do mundet 'Dhelpra e Argjendtë' të bind Putin për arritjen e një marrëveshje?

Wendy Sherman, diplomatja me nofkën 'Dhelpra e Argjendtë'

Wendy Sherman, një nga diplomatet më të fuqishme në botë, e cila njihet edhe me nofkën “Dhelpra e Argjendte” do të jetë pjesë e bisedimeve SHBA-RUSI për tensionet e në Ukrainë. Epiteti “Dhelpra e Argjendtë” ju vendos për shkak të flokëve të bardhë dhe mënyrën e stilit të saj të zgjuar për të arritur marrëveshje të vështira.

72-vjeçarja Sherman, zv.sekretare e Departamentit të Shtetit Amerikan, një prej pozicioneve kryesore të këtij departamenti, ka takuar disa zyrtarët rusë këtë javë për të diskutuar rreth Ukrainës.

Zyrtarët amerikanë shpresojnë të qetësojnë situatën e tensionuar përmes negociatave me rusët dhe për këtë kanë vënë në përdorim aftësitë negociuese të Sherman.

E njohur në Uashington për mënyrën e saj të mprehtë, ajo ka një histori të trajtimit të temave të vështira. Nën presidentin Bill Clinton, ajo u përpoq të përpunonte një marrëveshje me koreano-veriorët për të ndalur përpjekjet e tyre për të ndërtuar armë bërthamore.

Në vitin 2011 mur Obama ishte në detyrë, ajo mori pjesë ne negociata për bisedimet bërthamore me Iranin, ku ndihmoi në arritjen e një marrëveshjeje historike bërthamore midis Iranit dhe SHBA, Britanisë së Madhe, Francës, Kinës, Rusisë dhe Gjermanisë  në 2015. Ishin pikërisht iranianët që i vendosën nofkën “Dhelpër”. Vetë Sherman tha se fakti i të qenit grua nuk ishte pengesë për përparimin e saj në dhomën e negociatave edhe pse Republika Islamike e Iranit ka rregulla strikte për ndërveprimet midis burrave dhe grave.

Këtë javë, ajo do të vërë në provë aftësitë e saj. Negociatat me rusët kanë qenë veçanërisht rraskapitëse dhe të vështira, ndërsa “Dhelpra e Argjendtë” do të takohet sërish në Bruksel.

Rusia kërkon garancinë që NATO nuk do të zgjerojë forcat e saj drejt Lindjes dhe se Ukraina nuk do të bashkohet një ditë me Aleancën e Atlantikut të Veriut.  Presidenti Vladimir Putin ka vendosur rreth 100,000 trupa ruse pranë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar frikën e përshkallëzimit të tensioneve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë