Tensionet Serbi-Kosovë,Berisha:
Ka vetëm 2 rrugë, dialog ose luftë!

Tensionet Serbi-Kosovë,Berisha:<br />Ka vetëm 2 rrugë, dialog ose luftë!
TIRANE-Sali Berisha do luftë në Ballkan. Ish-kryeministri Sali Berisha sot nga foltorja e Kuvendit deklaroi se marrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zbatohen ose në të kundërtën pritet luftë.
 
"Ose ato marrëveshje të zbatohen ose luftë nuk ka alternativë tjetër. Dialogu dhe marrëveshja Prishtinë -Beograd është jetike për paqen dhe stabilitetin por është një cështje që ka dy rruge ose dialog ose luftë.
 
Ato marrëveshje duhet të konsolidojnë procesin e paqes dhe të lënë pas armiqësitë e së shkuarës
" deklaroi ai nga seanca e Kuvendit.

Ai shtoi se nëse preket Kosova nga serbët, atëherë shqiptarët do të reagojnë si një komb i vetëm.

Ndaj cdo agresioni ndaj shqiptarëve do reagojmë si një komb i vetëm. Këtu nuk na ndal askush në botë. Ne respektojmë kufijtë, procesin e paqes, por nqs, vini në agresion do ju përgjigjemi me të gjitha mjetet tona. Me ligjin ndërkombëtar ne pranojmë paqen si gjë më të rëndësishme, por në rast se xhelatët sulmojnë, shqiptarët duhet të bëjnë gjithçka të bëjnë cdo gjë, kudo ku jetojnë në treva e cdo pëllëmbë shqiptare”.

Ai akuzoi Ramën se reagoi 24 orë me vonesë për trenin serb dhe se u fut nën jorgan. Gjithashtu, Berisha tha se një diplomat i huaj i ka thënë se Rama ka marrëveshje me Vuçiçin.
 
Nuk kishte qëndrim më të turpshëm se ai i ekzekutivit shqiptar, në një moment që mund të shpërthente lufta. U fut nën jorgan dhe reagoi pas 24 orësh. Një diplomat i huaj më thoshte se ka mundësi të ketë një marrëveshje mes tij dhe Sandrit ( Duke pasur parasysh Aleksandër Vuçiç)”, tha Berisha

Deklarata e ish-kryeministrit Berisha vjen e njëjtë me deklaratën e Presidentit serb Nikoliç, që kërcënoi para pak ditësh për luftë me Kosovën. Deklarata e Nikoliç u dënua nga vetë shteti serb dhe më pas vetë Presidenti u tërhoq nga shprehjet dhe tha se ‘asgjë nuk duhet të ndodhë në Ballkan”.

Reagon Bushati
Ministri i Jashtëm, Bushati iu përgjigj Berishës duke thënë se sa herë ke halle si problemi i CEZ-it, bëhesh nacionalist si në 100-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa treni i nisur nga Serbia në Kosovë ishte për ceshtje te brendshme elektorale.
 
"Sa herë ka halle si ky problemi i CEZ-it, Berisha bëhet nacionalist si në 100-vjetorin e Pavarësisë
 
Për cilën të drejtë ndërkombëtarë flet Berisha për kontrabandën e naftës me Serbinë, apo embargon, apo për mënyrën si përfundoi marrëveshjen e detit, akt anti- kombëtar që ka bërë me Lulzim Bashën
.

Për cfarë lufte e ka fjalën për një tren elektoral në Serbi, që u menaxhua në qetësi të plotë nga ndërkombëtarët.
 
Përsa i përket çështjes së murit, ai u ndërtua pabesisht
" u shpreh Bushati.

Blushi
Debati për Kosovën u çel nga deputeti Ben Blushi u shpreh se nëse Kosova ndahet në veri, atëherë pasoja do ishte bashkim i Shqipërisë me Kosovën.
 
"Nëse Kosova ndahet në veri, atëherë pasoja do ishte bashkim i Shqipërisë me Kosovën, pasoja e arsyeshme dhe e vetme nëse kjo ndodh. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është i vetmi i arsyeshëm.
 
Nuk do të ishte një Shqipëri e madhe por Shqipëri e re, jo e kërkuar nga shqiptarët por e provokuar nga të tjerë
t”, tha Blushi.
 
dy.b/d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Një piano, tezgjah e muzika e oborreve të Shkodrës, Robert Bisha sjell koncertin e veçantë te Liqeni i Shkodrës

Një piano, tezgjah e muzika e oborreve të Shkodrës, Robert Bisha sjell koncertin e veçantë te Liqeni i Shkodrës