Ndër të tjera Tajani u shpreh se SHBA mbeten partneri më i madh i Europës në nivel botëror dhe se palët janë miq përtej presidentëve.
Gjatë një forumi theksoi se po prêt lëvizjet e para të administratës Trump mbi Europën në mënyrë që të krijojë edhe një gjykim.
Sipas presidentit të Parlamentit Europian është e rëndësishme që të evitohet takimi 'kokë më kokë' i Trump me shtete e BE.
Takimet veçmas me vendet anëtare të unionit prekin marrëveshjet tregtare dhe biseda të tilla janë parë si mënyra që mund të sjellin përçarjen e BE-së.
Duke folur më pas për NATO-n një temë aq shumë e lakuar nga presidenti Trump, Tajani shpjegoi se Aleanca është një instrument i pazëvendësueshëm për të garantuar sigurinë komplekse në Europë dhe në Perëndim por mbi të gjitha është e rëndësishme që BE të hedhë hapa para në mbrojtjen e përbashkët.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com