Tensionet SHBA- Kore e Veriut
Kina thirrje për ulje të tensioneve

Tensionet SHBA- Kore e Veriut<br />Kina thirrje për ulje të tensioneve
Presidenti i Kinës Xi Jinping ka bërë thirrje kundrejt Donald Trump dhe Koresë së Veriut që të shmangin "fjalët dhe veprimet" që përkeqësojnë tensionet. Por Kina, aleati i vetëm i madh i Koresë së Veriut, kërkon një zgjidhje paqësore të situatës. Shtëpia e Bardhë tha se të dyja palët ranë dakord që Koreja e Veriut duhet të ndalojë “Sjelljen e saj të shtuar provokative”.
 
Tensionet e gjata mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut u përkeqësuan kur kjo testoi dy raketa balistike ndërkontinentale në korrik.

Sipas mediave kineze, në një telefonatë Xi i tha Trump se "të gjitha partitë relevante" duhet të ndalojnë "fjalët dhe veprat" që do ta përkeqësonin situatën, teksa ka theksuar se Kina dhe SHBA ndajnë "interesa të përbashkëta" për ruajtjen e paqes në Gadishullin Korean.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë për thirrjen telefonike nuk përmendi për pranimin e dukshëm të presidentit amerikan, por theksoi se dy burrat gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë, e cila "shpresohet të çojë në një zgjidhje paqësore të problemit të Koresë së Veriut".

Të premten Trump lëshoi një kërcënim të ri kundër Koresë së Veriut, duke thënë se duhet të presë "telashe të madhe" nëse ndodh ndonjë gjë në territorin e Shteteve të Bashkuara të Guamit.

Po të premten, sekretari i mbrojtjes i SHBA James Mattis tha se Amerika ende shpreson të zgjidhë krizën e Koresë së Veriut duke përdorur diplomacinë. Ai tha se lufta do të ishte "katastrofike" dhe se diplomacia po fitonte rezultate.

Koreja e Veriut ka njoftuar planet për të hedhur raketa pranë territorit të Paqësorit të Guam, por nuk ka indikacione se një sulm është i afërt. Nga ana e saj, Pheniani ka akuzuar z. Trump për "ngasjen" e gadishullit Korean në "prag të një lufte bërthamore".

Moska tha se shkëmbimi i kërcënimeve midis Uashingtonit dhe Koresë së Veriut "na shqetëson shumë" dhe Gjermania gjithashtu ka shprehur alarm.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë