Tensionet SHBA-Kore e Veriut
Trump “humbet” luftanijet

Tensionet SHBA-Kore e Veriut<br />Trump “humbet” luftanijet
Ndërsa raportetet mes SHBA dhe Koresë së Veriut tensionohen, duket se Washingtoni tërhiqet nga aksionet e tij paralajmëruese.

Luftanijet amerikane të cilat supozoheshin se duhet të ishin drejtuar drejt Koresë së Veriut kanë ndryshuar drejtim, një avantazh për të cilin foli me aq shumë bujë kreu i shtëpisë së Bardhë Donald Trump.
 
Prej më shumë se një jave, luftanijet udhëtuan në drejtim të kundërt duke u larguar gjithnjë e më shumë nga Koreja, vendi të cilin do të duhej të paralajmëronin. Të parat që vunë re këtë ndryshim objektivi ishin mediat amerikane të cilat më pas cituan edhe zyrtarë amerikanë.

Ato kanë arritur të zbulojnë se në të vërtetë, itinerari i ndjekur nga kjo armatë detare, ka qenë krejtësisht i kundërt, pasi gjatë fundjavës, mjetet lundruese ushtarake janë dalluar në afërsi të Ngushticës së Sundas, e cila ndodhet në Oqeanin Indian. 

Prestigjiozja “New York Times” raporton se ndërsa Trump bënte komente se ishte duke dërguar luftanije të fuqishme, këto të fundit në fakt po drejtoheshin në drejtim të kundërt duke u nisur për të marrë pjesë në ushtrimet e përbashkëta ushtarake me marinën australiane.

“Nuk është e qartë nëse e gjitha kjo ishte një mashtrim i qëllimshëm, i projektuar ndoshta për të frikësuar liderit e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, një ndryshim plani ose keqkuptimi i thjeshtë mes ushtrisë amerikane”, sqaron një nga korrespondentët e BBC-së në gadishull, Stephen Evans.

Ndoshta presidenti Trump dëshironte t’i dërgonte një mesazh diktatorit Kim Jong un për ta detyruar që të hiqte dorë nga testet bërthamore. Pak kohë pasi Washingtoni lëshoi 59 raketat drejt Sirisë nisi edhe aksionin drejt gadishullit Korean, por çdo gjë ndryshoi drejtim.
 
Një veprim i tillë duke përfshirë aksionin e luftanijes gjigande "Carl Vinson" u perceptua në arenën ndërkombëtare si një drejtim i ri i politikës së Trump.

[gallery]21886[/gallery] 
Koreja e Veriut herë pas here ndërmerr teste bërthamore të cilat kundërshtohen fuqishëm nga SHBA dhe aleatët. Edhe retorika e përdorura nga zyrtarët amerikanë kundrejt Penianit është ashpërsuar. Vetë zv. presidenti Pense dhe sekretari amerikan i Shtetit kanë qenë të vendosur në deklaratën e tyre duke thënë se opsioni ushtarak me Korenë mund të jetë gati në çdo moment.
 
Por nga ana tjetër edhe Koreja është përgjigjur duke thënë se luftës do t’i përgjigjet me luftë.
 
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris