Pas tensioneve mes Shkupit dhe Beogradit ka reaguar i shqetësuar Komisioni Europian për situatën e krijuar.
 
Komisioni Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve të dy vendeve që të tregohen të përmbajtur.
 
Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç deklaroi se incidenti diplomatik duhet të zgjidhet me qetësi.
 
“Presim që të dy palët të tregohen të përmbajtur dhe çështjen ta zgjidhin qetë, në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka deklaruar zëdhënësja e KE-së.
 
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara, pasi Serbia tërhoqi trupin diplomatik nga Shkupi, ndërsa akuzoi për përgjime. 


dy.b/shqiptarja.com