Tensionet Uashington-Pekin, senatorët amerikanë vizitojnë Kinën

Tensionet Uashington-Pekin, senatorët amerikanë vizitojnë Kinën

Lideri i Senatit amerikan

Lideri i Senatit amerikan, Chuck Schumer, ka arritur në Kinë së bashku me një delegacion të senatorëve republikanë dhe demokratë. Senatorët kanë nisur një seri takimesh me zyrtarë të lartë kinezë në kohën e rritjes së tensioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Qëllimi i turneut në Azi, ku përfshihen edhe vizita në Korenë e Jugut dhe Japoni, është që të avancohen interesat ekonomike dhe të sigurisë kombëtare të SHBA-së. Zyrtarët amerikanë thanë se delegacioni i Senatit shpreson që të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Pasi vitin e kaluar miratuan një ligj për rritur konkurrencën me Kinën sa i përket gjysmëpërçuesve dhe teknologjisë tjetër, Schumer dhe liderët e një komiteti të demokratëve thanë në maj se do të hartonin një legjislacion që do të kufizonte dërgesat e teknologjisë në Kinë, me qëllim që të pengonin Pekinin që të nxiste një konflikt me Tajvanin dhe për të ashpërsuar rregullat në mënyrë që investimet amerikane të mos shkojnë në kompanitë kineze.

Schumer “do të përqendrohet në nevojën e reciprocitetit në Kinë për bizneset amerikane dhe për ruajtjen e lidershipit të SHBA-së sa i përket teknologjive të avancuara dhe sigurisë kombëtare”, tha zyra e tij.

Kjo vizitë vjen pas një seri të takimeve të nivelit të lartë të zyrtarëve të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, me ata kinezë.

Grupi i gjashtë senatorëve amerikanë do të takohet me udhëheqësit qeveritarë dhe të bizneseve në tri shtetet që do të vizitojnë, por dhe me udhëheqësit e kompanive amerikane që operojnë në këtë rajon.

Në mesin e senatorëve që bëjnë pjesë në këtë grup janë edhe republikanët Bill Cassidy dhe John Kennedy, si dhe demokratët Maggie Hassan dhe Jon Ossoff.

Kina ka mirëpritur vizitën e Schumer dhe ka tha se shpreson që kjo vizitë të thellojë mirëkuptimin e Senatit për Kinën dhe të lehtësojë dialogun mes agjencive legjislative të dy shteteve, tha më herët gjatë kësaj Ministria e Jashtme kineze.

Administrata Biden ka vendosur kufizime mbi eksportet për në Kinë, duke thënë se kufizimet synojnë që të parandalojnë qasjen në teknologjitë e avancuara që do të mund të çonin në avancime të mëtejme ushtarake ose në abuzime të të drejtave të njeriut. Kina është kundërpërgjigjur duke e akuzuar SHBA-në se po vendos kufizime ekonomike ndaj saj./REL

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja