Tensionet Ukrainë-Rusi, aeroplanmbajtësja amerikane në detin Jon: Jemi këtu të sigurojmë rajonin

Tensionet Ukrainë-Rusi, aeroplanmbajtësja amerikane në detin Jon: Jemi këtu të sigurojmë rajonin

Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry S. Truman” është urdhëruar që të qëndrojë në detin Jon mes Italia dhe Greqisë, vetëm pak milje larg Shqipërisë duke i dhënë një sinjal të qartë Rusisë nëse ajo vendos të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë.

“Turman” hyri në Mesdhe më 14 dhjetor dhe do të kthehej përmes kanalit të Suezit në Lindjen e Mesme, por sipas medias Usni.org, aeroplanmbajtësja bashkë me numrin e madh të anijeve dhe avionëve që e shoqërojnë duhet të qëndrojnë aty. Kjo media shkruan se ky urdhër është dhënë nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, për të siguruar aleatët evropianë për angazhimin e SHBA-së ndaj sigurisë rajonale.

Kapiteni Bill Speaks, zëdhënës i Komandës Evropiane,  tha se nuk mund të komentonte mbi operacionet e ardhshme pasi "këto dislokime janë dinamike në natyrë dhe për shkak të politikës së sigurisë operacionale".

Tensionet e vazhdueshme kufitare midis Moskës dhe Kievit janë rritur gjatë dy muajve të fundit, pasi Rusia filloi lëvizjen e trupave pranë Ukrainës. Imazhet satelitore të publikuara nga BBC tregojnë grumbullimin e trupave ruse që nga 9 nëntori në qytetet ruse rreth Ukrainës, duke përfshirë Krimenë, të cilën Rusia e pushtoi në 2014.

NATO i ka bërë thirrje Rusisë të largojë trupat e saj dhe të vazhdojë të mbështesë sovranitetin e Ukrainës. Në reagimin e saj, NATO tha se është e përgatitur të flasë me Rusinë, por nëse Moska vazhdon agresionin kundër Ukrainës, do të ketë "pasoja masive". Ndërsa nga ana tjetër Rusia ka kërkuar që NATO të ndalojë zgjerimin e saj në Ukrainë ose Gjeorgji, përveç tërheqjes së njësive ushtarake nga Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të takohen më 10 janar për të diskutuar tensionet në rritje rreth Ukrainës.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave