Presidenti serb Vucic ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë, Zaev pas tërheqjes që Beogradi i bëri personelit të ambasadës nga Shkupi.
“Pa marrë parasysh qëndrimet e ndryshme politike në raport me çështje të rëndësishme politike dhe rajonale, Maqedonia dhe Serbia bashkërisht do të luftojmë për ballafaqimin, por edhe për avancimin e relacioneve miqësore të popullit maqedonas dhe serb, si dhe të qytetarëve të Maqedonisë dhe Serbisë.
Maqedonia dhe Serbia do të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve.
Maqedonia dhe Serbia, në përputhje me të drejtën publike ndërkombëtare dhe në bazë të vullnetit të mirë do ti mbrojnë interesat dhe të drejtat e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të territoreve të tyre”, thuhet në komunikatën e përbashkët.
Në ditët në vijim pritet një intensifikim i bisedimeve dhe normalizim i marrëdhënieve mes dy vendeve.
Marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan, pasi Serbia tërhoqi trupin diplomatik nga Shkupi, ndërsa akuzoi për përgjime.
dy.b/shqiptarja.com
