Tensioni, ish-komandati:
Mund të rimobilizojmë UCK-në

Tensioni, ish-komandati:<br />Mund të rimobilizojmë UCK-në
MAQEDONI-Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha, duke iu referuar situatë së krijuar në Maqedoni nuk përjashton mundësinë që të bëhet rimobilizimi i strukturave të UÇK-së në një luftë guerile, me qëllim që ta mbrohet popullata. Në deklaratën e tij për ‘Tribuna Shqiptare’ Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha i konsideron tensionet në Maqedoni si pjesë e komplotit të shërbimeve sekrete maqedonase dhe serbe për të shkaktuar një luftë dhe për t’i shpërngulur shqiptarët në enklava të vogla, të krijuara sipas modeleve të spastrimeve etnike.

Ai thekson më tej se vetëm SHBA kanë aftësi për t’i zbuluar dhe për t’i parandaluar këto konspiracione. Ndërkaq ai shprehet i indinjuar nga fakti se politikanët shqiptarë në Maqedoni nuk reagon aq sa duhet në këtë situatë.Por, vlerëson se kjo ka bërë që kohëve të fundit të ketë takime ndërmjet ish-komandantëve që udhëhoqën luftën në Kosovë dhe në Maqedoni, duke mos përjashtuar mundësinë që të bëhet rimobilizimi i strukturave të UÇK-së në një luftë guerile, me qëllim që ta mbrohet popullata.

“E ku do të dalë kjo, vetëm një Zot e di”, ka thënë Shaqiri, i cili që nga viti 2003 deri në vitin 2011, ka udhëhequr një grup të ish-luftëtarëve, që nuk lejuan policinë maqedonase të hynte në fshatin Tanushë, në afërsi të kufirit me Kosovën.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf